20:31 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

“Donald Lu i shkeli syrin opozitës, Llalla tregoi mjerim përballë ambasadorit”

14:02 | 05/02/2017
në Te Gjitha
0
Alfred Lela: Të gjithë më shohin si ”njeri të Bashës”,  ju tregoj se me çfarë do merrem (INTERVISTA)

NGA ALFRED LELA

Opozita dhe shefi i saj, Basha, kanë vepruar urtësisht, duke e shmangur përplasjen e ambasadorit amerikan Donald Lu me kryeprokurorin Adriatik Llalla. Dihet tashmë sikleti që tendoset mes dy selive. Ambasadori amerikan shihet mes demokratëve si i anshëm dhe heshtja e Ambasadës Amerikane në lidhje me “epideminë e kanabisit”, sipas tyre, është kulmimi i flirtit të Lu me maxhorancën.

Pardje, deklarata e ambasadorit fliste edhe për “zgjedhje të kërcënuara” dhe kjo, me sa duket, e ka bërë PD të kënaqet, të miratojë dhe të heshtë. Kjo për faktin e thjeshtë se Lu me anë të një fjalie ka legjitimuar qëndrimet e opozitës, motivet e së cilës mblidhen tek ideja qendrore se paratë e drogës do të hidhen në zgjedhjet e qershorit, duke shtrembëruar rezultatin dhe demokracinë. Me një “shkelje syri” nga ambasadori Lu, opozita është tërhequr dhe me këtë ka dëshmuar nuhatje politike. Veç faktit se nuk i shërben një përplasjeje me amerikanët, Basha ka shmangur atë që quhet “fajësi me anë të shoqërimit”. Trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri perceptohet gjerësisht në publik si e korruptuar dhe dalja në krah të Llallës do të shënonte një lëkundje në imazh dhe një gabim në komunikimin publik politik të opozitës.

Basha zgjodhi “të dyllosë veshët”, ashtu si Uliksi në mes të circeve, dhe kjo i hap opozitës një perspektivë të re në marrëdhëniet publike dhe ato me Ambasadën Amerikane.

Sa i takon Prokurorit të Përgjithshëm dhe zyrës së tij, ata arritën ta keqmenaxhojnë situatën në mënyrë të tillë sa, në terma të komunikimit, mund të konsiderohet si mjerim. Letra e gjatë për krerët e shtetit, shoqëruar nga një tiradë edhe më e gjatë e drejtoreshës së zyrës së shtypit e më pas një stërzgjatje në sikletosje në studion e Fevziut e vetë kryeprokurorit Llalla, rridhte dëshpërim, jo profesionalizëm dhe frikë. Retorikës së z.Llalla i rrinin si gunga sidomos pretendimet për “sovranitet” dhe kjo për dy arsye. Së pari, sepse sovraniteti është një mësymje e artikuluar në korridoret e politikës dhe me anë të ripërdorimit të konceptit, shefi i akuzës shfaqi ndikime, të cilat i dihen, por ai nuk do të duhej t’i kish lënë të dukeshin. Së dyti, kryeprokurori operon me një term si “sovraniteti”, i cili është edhe njolla më e madhe në Cv-në e gjyqësorit dhe Prokurorisë shqiptare. Zyra që përfaqëson ai shihet si “josovrane” ndaj politikës dhe rrjedhimisht jogarante e sovranitetit të popullit. Kur shqiptarët, ia kanë dorëzuar sovranitetin një fuqie që ata e konsiderojnë beninje dhe dashamirëse, si Shtetet e Bashkuara, kryeprokurori Llalla brof e thotë se janë pikërisht amerikanët që kërkojnë t’i marrin sovranitetin e institucionit dhe të Republikës! Shpresoj, ata që e rrethojnë dhe e këshillojnë, ta kuptojnë këtë dallim të hollë dhe jolëndor, por kaq të rëndësishëm. Komunikimi nuk është vetëm masa e tekstit dhe e akteve, por sidomos përmasa e simbolikës, e cila është efemere. Duke qenë e tillë, keqkuptohet si e parëndësishme. Në këtë keqkuptim ra edhe Llalla e të tijtë, duke kujtuar si komunikim me publikun dhe kundërshtarin, fjalë të rreshtuara si drutë në stivë sipas filozofisë “akuzë-kundërakuzë”.

Rrëshqitja tjetër është cilësimi i axhendës së ambasadës si “sorosiane”, një përpjekje për ta futur në territoret e konspiracionit hallin e vet. Të kuptohemi, në konspiracion publiku i gjerë humbet më kollaj: edhe duke u argalisur, edhe duke shpjeguar me anë të “fuqive të epërme” e të errëta një pjesë të pafuqive të vetes. Fondacioni Soros ka dalë hapur në mbrojtje të Reformës në Drejtësi, madje e ka “paketuar” këtë reformë dhe ky është një fakt. Siç është fakt se Soros vepron në Shqipëri që në vitin 1992 dhe e ka të shpallur hapur programin. Z.Llalla e ka prej hallit të vet konspiracionin me Soros dhe jo, si autori i këtyre radhëve apo të tjerë, që çdo pakënaqësi me Sorosin e shtron në pikëpamje kulturore. Ky fondacion, që prej fillimi e deri në përgjithmonë, ka qenë mbështetës dhe promovues i ideve të majta. Jo vetëm i ideve, por edhe i njerëzve. Sa kohë themi këtë, nuk mund të themi se Presidenti i ri Trump është mbështetës i këtyre ideve. Fakti që ambasadori amerikan, në një kontekst të ri politik në Uashington, ngulmon në terma dhe teza të një konteksti pararendës dëshmon se Reforma në Drejtësi nuk është e Sorosit, por e Uashingtonit. Siç ma ka pohuar vetë ambasadori para disa muajsh, gjatë një takimi dhe interviste: është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Etiketa: Adriatik Llallaalfred leladonald luopinion
Pas

Ahmetaj pranë Rroshit, Paloka: Edi Rama nuk ndahet nga krimi, më 18 shkurt t’i presim rrugën

Para

Tragjedia e familjes shqiptare në Athinë, të afërmit: “Ai ishte një mik, një i huaj nuk e di për paratë”, “Autorët folën shqip”

Para
Tragjedia e familjes shqiptare në Athinë, të afërmit: “Ai ishte një mik, një i huaj nuk e di për paratë”, “Autorët folën shqip”

Tragjedia e familjes shqiptare në Athinë, të afërmit: “Ai ishte një mik, një i huaj nuk e di për paratë”, “Autorët folën shqip”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

Sulmi në Kolorado gjatë protestës në mbështetje të Izraelit, Trump: Rezultat i kufijve të hapur të Biden, radikalët e paligjshëm do të depërtohen

Propozimi i presidentit Erdogan: Putin të takohet me Zelenskyn në Turqi, të jetë i pranishëm edhe Trump

11 maji, PD i drejtohet KQZ-së: Mungojnë më shumë se 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit!

Zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti kërkon rinumërimin dhe vlerësimin e votave për qarkun e Tiranës

Tarifat doganore të Trump, Shqipëria 7 miliardë lekë eksporte drejt SHBA-së, e furnizon me 3% të materialeve për përpunimin e hekurit

Sulm terrorist në SHBA, tetë persona humbin jetën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.