Mengjesin e sotëm ambasadori Donald Lu ka qenë në njësinë nr.5 në kryeqytet, ku që mbrëmë vijon procesi i numërimit të votave.
Më pas ambasadori ka ndaluar në disa qendra numërimi dhe mësohet se do të vijojë me vëzhgimin edhe në të tjera.
Ai ka takuar nga afër numëruesit dhe vëzhguesit duke i uruar punë të mbarë, por nuk ka pranuar të japë asnjë prononcim për mediat. (J.V/Shuplaka)