05:31 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lu për gabimet në përkthimin e Vettingut: Po sajojnë histori dhe thonë gënjeshtra për Ambasadoren dhe EURALIUS-in

15:21 | 05/12/2016
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit
0
Lu për gabimet në përkthimin e Vettingut: Po sajojnë histori dhe thonë gënjeshtra për Ambasadoren dhe EURALIUS-in

Ambasadori Donald Lu ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të cilat fajësojnë ambasadoren Vlahutin dhe  EURALIUS, për gabimet në përkthimin e ligjit të Vetingut. Ai i ka quajtur zëra të njerëzve të frikësuar nga Reforma,të cilat po përpiqen të njollosin misionin e saj.

‘’Shohim prova se këta persona janë të frikësuar dhe po përpiqen të luftojnë kundër kësaj reforme. Për shkak të frikës ata po sajojnë histori dhe thonë gënjeshtra për ambasadoren e BE, EURALIUS dhe Gjykatën Kushtetuese’’, ka deklaruar Lu në qëndrimin e tij të parë për këtë çështje.

Ai ka qenë i pranishëm në takimin e organzuar nga Ambasada e SHBA me temë Luftën kundër korrupsionit.

Ambasadori ka qenë përherë aktiv në media për zhvillimet me Reformën, prandaj edhe sot gjatë fjalës në takim ai vuri theksin te frika dhe efektet që Reforma në Drejtësi ende pa u zbatuar, ka nisur të japë.

FJALA E PLOTË E DONALD LU-së:

I nderuar Kryeministër Rama, kolegë diplomatë, gjyqtarë, prokurorë, policë, studentë dhe profesorë,

Në Shtetet e Bashkuara ka një rast të njohur korrupsioni që u zbulua në vitin 2008.  Ai përfshinte dy gjykatës që morën më shumë se 2.6 milionë dollarë rryshfet nga burgje private për të mitur në këmbim të dënimeve të rënda për t’i mbajtur burgjet plot.

Një prej viktimave të këtij korrupsioni ishte 17 vjeçarja Hillary Transue që në vitin 2007 postoi në faqen e saj të medias sociale një shaka, ku tallej me nëndrejtorin e gjimnazit të saj. Ndonëse shënimi tregonte qartësisht se ishte një shaka, gjykatësi e dënoi me tre muaj në burgun për të mitur, për ngacmim.  Prindërit e panë të tmerruar, tek e morën me pranga në duar.

Mbi 2,000 të rinj mund të jenë burgosur padrejtësisht dhe jetët e tyre u shkatërruan, për shkak të veprimeve të këtyre dy gjykatësve të korruptuar.  Dy gjykatësit u pushuan nga puna dhe do të kryejnë shtatë vite dënim në burgun federal.  Tani janë duke u rishqyrtuar të gjitha çështjet e tyre.

E përdor këtë shembull për të theksuar kostot e tmerrshme njerëzore të korrupsionit në nivele të larta.  Në Shqipëri, çdo familje ka një histori për të treguar se si korrupsioni i ka prekur jetën. Disa ankohen për inspektorë tatimorë të pangopur që i detyrojnë të mbyllin bizneset. Të tjerë flasin për biznesmenë të korruptuar që krijojnë monopole në sektorin farmaceutik ose që kontrollojnë politikanë për të ndikuar vendimin për një tender ose pronë. Ose, se si gjykatës apo prokurorë të korruptuar kërkojnë pará, seks ose favore për një vendim gjyqësor korruptiv.

Në korrik, Kuvendi i bëri popullit shqiptar një dhuratë — miratimin e ndryshimeve kushtetuese për krijimin e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).  Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, këto institucione të reja do të sigurojnë një kapacitet të pavarur të akuzës dhe të hetimit për të kapur krerët e krimit të organizuar dhe zyrtarë të lartë të korruptuar. Ata do ta bëjnë këtë me mbështetjen e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Por, kjo do të funksionojë vetëm nëse populli shqiptar ka pritje të larta dhe kërkon rezultate nga këto institucione të reja.

Ju duhet të prisni që shumë prej kontrabandistëve të drogës dhe krerë të krimit të organizuar në Shqipëri, do të futen në burg.

Duhet të prisni që politikanë të lartë të korruptuar, nga e djathta dhe e majta, do të përballen me drejtësinë.

Dhe më e rëndësishmja, duhet të prisni që kontrabandistë droge, krerë të krimit të organizuar dhe politikanë, gjykatës e prokurorë të korruptuar të jenë të frikësuar.

Shohim prova që këta persona janë tashmë të frikësuar dhe se po përpiqen të luftojnë kundër kësaj reforme. Për shkak të frikës së tyre, ata po sajojnë histori dhe thonë gënjeshtra për Ambasadoren e BE-së, EURALIUS-in dhe Gjykatën Kushtetuese. Sikurse e tha vetë Kryetari i Gjykatës Dedja, Gjykata ka dërguar tashmë një përkthim të rishikuar në Komisionin e Venecias dhe asnjë nga dallimet e përkthimit nuk ishte thelbësor.

Të gjitha partitë kryesore politike e kanë vënë besimin e tyre në gjykimin e Komisionit të Venecias. Jemi në pritje të opinionin të tij, i cili do të ndihmojë në udhëzimin e Shqipërisë për zbatimin e reformës në drejtësi.

Më lejoni ta mbyll duke falenderuar pjesëmarrësit tanë të shumtë që sjellin përvoja antikorrupsioni nga Kroacia, Rumania dhe ekzotiku Detroit i Miçiganit – Gjykatësen Kora Bumci, Prokurororen Florentina Mirica, Prokurorin Federal të Shteteve të Bashkuara Mark Chutkow dhe Agjentin Special të FBI-së Robert Beckman.  Jemi të përkushtuar që të kemi një diskutim të gjallë dhe të sinqertë gjatë këtyre tri ditëve.

Etiketa: bedonald lugabim perkthimikushtetuesjalureforma ne drejtesiromana vlahutinVettingu
Pas

Hyka dhe Ajeti në formacionin e javës në Zvicër

Para

Morati flet për Interin: Pioli nuk ka faj, vetëm Ikardi e meriton atë fanellë

Para
Morati flet për Interin: Pioli nuk ka faj, vetëm Ikardi e meriton atë fanellë

Morati flet për Interin: Pioli nuk ka faj, vetëm Ikardi e meriton atë fanellë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.