Ambasadori i Sheteteve të Bashkuara në vendin tonë Donald Lu bashkë me ekspertin e OPDAT, John Smibert kanë festuar ardhjen e festave të fundvitit.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që certifikoi ligjin e Vetingut, më të rëndësishmin e reformës në drejtësi, i dha kohë për të pushuar edhe Donad Lu-së, shkruan Top Channel.
Ai ka qënë i angazhuar me kohë të plotë, në një vit jo pak të vështirë, me shumë zhvillime politike dhe në mënyrë të veçantë me fokus tek reforma në drejtësi por Lu dhe stafi i tij i janë bashkuan atmosferës së festave të fundvitit. Në këtë foto ata shfaqen me instrumente muzikorë fëmijësh në duar dhe veshjet me ngjyra festive dhe kanë risjellë një version aspak tradicional të këngës së fundvitit për fëmijë “Ja na erdhi Viti i Ri”. Stafit të Ambasadës Amerikane në Tiranë i është bashkuar një grup muzikor nga Elbasani, ALAR Band, që uron një vit të ri të mbarë për të gjithë shqiptarët. (J.V/Shuplaka)