23:26 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Donald Trump fillon herët kontrollin fizik vjetor

10:56 | 18/11/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Donald Trump fillon herët kontrollin fizik vjetor

Presidenti Donald Trump bëri një vizitë të papritur në një spital ushtarak pasditen e së shtunës për atë që Shtëpia e Bardhë thotë se është një fillim i hershëm i kontrollit të tij të përvitshëm shëndetësor.

“Duke parashikuar një 2020 shumë të ngarkuar, presidenti po përfiton nga një fundjavë e lirë këtu në Uashington, D.C., për të filluar pjesët e rutinës së tij të ekzaminimit vjetor fizik në qendrën Walter Reed,” thanë një deklaratë sekretarja e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham .

Presidenti kaloi rreth dy orë e 15 minuta në kompleksin mjekësor në Bethesda, Merilend. Një fotograf e pa Presidentin të dilte nga qendra mjekësore me një jakë të hapur dhe pa kravatë.

Sekretarja Grisham, menjëherë pas largimit të Trumpit, tha se presidenti iu nënshtrua një “ekzaminimi të shpejtë dhe analiza” dhe ai “mbetet i shëndetshëm dhe energjik pa ankesa, siç dëshmohet edhe nga prezantimet e tij të fuqishme në mitingjet para mijëra amerikanëve disa herë në javë”.

Sekretarja e shtypit nuk dha hollësi të tjera se çfarë lloji analizash iu nënshtrua Presidenti Trump.

Në një mesazh të mesnatës në Twitter (herët në mëngjes të së dielës), Presidenti Trump tha se ai kishte filluar “fazën e parë të kontrollit të përvitshëm fizik. Gjithçka shumë mirë (shkëlqyeshëm). Do ta përfundojë atë vitin e ardhshëm“. 

Sekretarja Grisham tha gjithashtu se Presidenti, ndërsa ishte në qendrën mjekësore, përshëndeti gjithashtu stafin mjekësor “për t’i falenderuar të gjithë për kujdesin e jashtëzakonshëm që ata ofrojnë për luftëtarët tanë të plagosur dhe u uroj atyre një Ditë të mbarë Falenderimesh”.

Para se të largohej nga qendra Walter Reed, Presidenti Trump u takua gjithashtu me familjen e një ushtari të forcave speciale të plagosur në Afganistan.

Trump, 73 vjeç, u vlerësua në gjendje të mirë nga mjeku i tij zyrtar, Komandanti i Marinës, Sean Conley, pas një ekzaminimi në fillim të shkurtit në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed në Bethesda, Merilend.

Presidenti, i cili pëlqen gatimet fastfood dhe mishin e kuq, nuk pi alkool apo duhan. Ai nuk dihet të ketë patur ndonjë problem shëndetësor që kur u bë president në janar 2017, por ka një histori të kolesterolit të lartë dhe merr një dozë të ulët ditore të aspirinës për shëndetin kardiak./VOA

Etiketa: trumptrump kontrolle mjekesore
Pas

Bënë për spital 30-vjeçarin, policia arreston 3 të rinjtë

Para

PD nxjerr dokumentet: Leja e ndërtimit në Astir është e pavlefshme

Para
PD nxjerr dokumentet: Leja e ndërtimit në Astir është e pavlefshme

PD nxjerr dokumentet: Leja e ndërtimit në Astir është e pavlefshme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.