16:32 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nxeh ‘gjakrat’ Erdogan, nuk kursehet ndaj Macron: Franca drejtohet nga një president “i paaftë”

18:26 | 17/09/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk është më partner në rajon”, Turqia i përgjigjet ashpër Macron: Arrogant! I kemi shkatërruar lojërat e tua të ndyra

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të enjten se Franca po drejtohet nga një president “i paaftë”.

Erdogan dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron kanë shkëmbyer akuza dhe fyerje gjatë muajve të kaluar pasi kanë mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, duke filluar nga Libia dhe pjesë të Lindjes së Mesme deri në mosmarrëveshjen detare të Turqisë me Greqinë.

Macron e zemëroi Ankaranë javën e kaluar kur kritikoi mënyrën sesi Turqia po qeveriset nga Erdogani, duke thënë se ky vend “meritonte diçka tjetër”.

Mosmarrëveshjet mes Turqisë dhe Francës u përshkallëzuan më shumë, pasi muajin e kaluar, Franca, dërgoi anije detare në Mesdheun lindor për të ndihmuar anijet luftarake greke.

Erdogan tha se “logjika e Macronit, për të fajësuar Turqinë për problemet rajonale, nuk funksionoi. Nëse Turqia tërhiqet nga Siria, a do të arrijë Siria paqen?”, pyeti ai teksa po përmendte një listë të vendeve që janë në konflikt.

Tensioni midis dy udhëheqësve është rritur që kur Macron paralajmëroi se mungesa e përgjigjes së NATO-s ndaj një operacioni turk në Sirinë veriore tregoi se aleanca po kalonte një “vdekje truri”.

Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian do të diskutojë javën e ardhshme për mundësinë e sanksioneve ndaj Turqisë, pas dërgimit të anijeve të saj në ujërat mesdhetare për të kërkuar naftë dhe gaz. Erdogan akuzoi BE-në se ka zbatuar “standarde të dyfishta kundër Turqisë për një kohë të gjatë”.

Pas

U vlerësua pozitivisht për dy kritere, por përsëri nuk e kaloi vetingun. Kush është gjyqtarja që u penalizua nga burri përkthyes

Para

“Boll na hapët barkun me firmën e mbáthjeve”, këngëtarja shpérthen ndaj kolegëve: Jeni shtuar si milingonat, hapni rylin e fytit dhe…

Para
“Boll na hapët barkun me firmën e mbáthjeve”, këngëtarja shpérthen ndaj kolegëve: Jeni shtuar si milingonat, hapni rylin e fytit dhe…

"Boll na hapët barkun me firmën e mbáthjeve", këngëtarja shpérthen ndaj kolegëve: Jeni shtuar si milingonat, hapni rylin e fytit dhe...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Dukat: zjarri rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë!

Gjyqi për vrasjen e Renis Dobrës/Momenti kur Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri dalin nga salla e gjyqit

Përkeqësohet situata e në parkun Kombëtar “Lurë mali Dejës”, zjarri rrezikon stanet me 100 krerë bagëti të imtë, gjedhë e koshere blete

Bie numri i pushuesve në Tushemisht, operatorët: Shkak punimet në Drilon dhe mungesa e parkimit

Leandro Paredes ‘hap zemrën’: Messi nuk më foli për tre muaj

Qytetarët kundër blerjes së produkteve serbe në Kosovë, kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendor

Itali/Shqiptari i dënuar për vrasje arrestohet me 11 kg kokainë dhe armë zjarri

SHBA reagon për vrasjen e palestinezo-amerikanit: Ambasadori kërkon hetim të thelluar

Vlorë/parakalime të rrezikshme, gjobiten me 100 mijë lekë dy shoferë

Aksident i trefishtë në Maliq, dy persona të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.