23:20 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Donald Trump i shkruan Vuçiçit, ndryshon qëndrimin nga një vit më parë për Kosovën

15:00 | 05/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vuçiç kundër Trumpit: Nuk mund të pajtohem plotësisht

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka shkruar letër presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, me rastin e Ditës Kombëtare të Serbisë.

Ndryshe nga letra e datës 15 shkurt 2019 ku Trump thoshte që marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë duhet të dërgojë në njohje reciproke, në këtë letër, numri një i SHBA-së i ka kërkuar Vuçiçit vetëm normalizim të raporteve me Republikën e Kosovës.

Sipas presidentit Trump një gjë e tillë duhet të jetë prioritet për Beogradin.

“Normalizimi i raporteve me Kosovën duhet të mbetet një prioritet në rrugën e Serbisë drejt integrimit evropian”, ka shkruar Trump, raporton Kosovo Online.

Siç ka shkruar Trump, Serbia dhe SHBA’të ndajnë të njëjtin vizion që bazohet në bashkëpunim rajonal, forcim të institucioneve demokratike dhe zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve me fqinjët.

Këtë letër presdientit të Serbisë ia ka dorëzuar ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey , i cili gjithashtu është shprehur i lumtur për vendimin e Serbisë rreth rindërtimit të lidhjeve hekurudhore, që sipas tij do të lehtësojnë tregtinë dhe investimet.

Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë se është falënderues për përkushtimin e administratës së presidentit Trump, dhe veçanërisht për Përfaqësuesin Special për dialogun Beograd-Prishtinë, Richard Grenell.

Sipas kreut të shtetit serb, Grenell ka mirëkuptuar nevojat e njerëzve  në rajon dhe nevojën për rritjen e standardit të jetës, zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të infrastrukturës.

 

Pas

Vrasje me paramendim dhe trafikim femrash, gjykata po përgatit lirimin e të ‘tmerrshmit të Beratit’ (EMRI)

Para

“Rama ka hyrë në fushatë elektorale për mandatin e tretë”, paralajmëron ish-ministri: KÇK dhe OFL një kurth taktit, opozita duhet…

Para
OFL-ja i sekuestroi vilën, 3 makina dhe një motor, reagon Ardian Doçi: Nuk njoh as Jak Prengën e as Altin Hajrin, se di fare ku i bie Shijaku

"Rama ka hyrë në fushatë elektorale për mandatin e tretë", paralajmëron ish-ministri: KÇK dhe OFL një kurth taktit, opozita duhet...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.