Dje presidenti Trump mbushi 100 ditë në detyrë. Trump renditi një sërë veprimesh të ndërmarra, duke thënë se koha e tij në detyrë ishte shumë interesante dhe produktive.
Trump ishte në Pensilvani për takime me përkrahësit e tij. Ai theksoi gjithashtu përkushtimin e tij për ndërtimin e murit kufitar midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, raporton VOA.
“Ne kemi nevojë për murin për të ndaluar drogën dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Në vetëm 100 ditë kemi ndërmarrë hapa historikë për të siguruar kufirin tonë, imponuar kontrollin e nevojshëm të imigracionit, siç nuk ka ndodhur më parë, apo jo? Dhe ata që kërkojnë të hyjnë në vendin tonë do të kontrollohen siç duhet. Ata që do të vijnë do të vijnë se e duan vendin tonë. Nëse jo nuk do t’i pranojmë. Ne po veprojmë sipas një parimi shumë të thjeshtë, se sistemi ynë i imigracionit duhet t’u japë përparësi punëtorëve amerikanë, familjeve amerikane, kompanive amerikane dhe qytetarëve amerikanë”,- tha ai.
Trump foli edhe për sulmet nga mediat, sidomos nga disa kanaleve televizive që i akuzon se transmetojnë “fake news”.
Trump tha se SHBA-të janë pjesë e një sistemi të prishur plaçkitjeje globale në kurriz të amerikanëve dhe premtoi se brenda dy javësh do të merrte një vendim të rëndësishëm lidhur me Marrëveshjen e Parisit mbi Klimën.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post