Presidenti amerikan Donald Trump mund të vendosë tarifa për produktet farmaceutike evropiane.
“Megjithëse nuk i është ofruar asnjë afat kohor, Trump premtoi gjithashtu se do të godasë industrinë farmaceutike evropiane, raporton Claudia Chiappa, pavarësisht një marrëveshjeje 30-vjeçare të Organizatës Botërore të Tregtisë për të mos aplikuar detyrime ndaj ilaçeve.
Kush do të goditet më rëndë? Irlanda ka të ngjarë të jetë veçanërisht e shqetësuar. Në vitin 2023, SHBA ishte blerësi më i madh i eksporteve të mallrave irlandeze, me vlerë 54 miliardë euro – nga të cilat rreth 36 miliardë euro lidhen me farmaceutikë dhe kimikate.
Kërcënimi i parë i tarifave erdhi kundër Danimarkës për mosgatishmërinë e saj për të hequr dorë nga kontrolli i Groenlandës. Ato natyrisht do të goditnin kompaninë e profilit të lartë të vendit, prodhuesin e Ozempic, Novo Nordisk”, thuhet në artikull.