Presidenti amerikan Donald Trump përmes disa postimeve të njëpasnjëshme në ‘’Twitter” ka paralajmëruar Rusinë se SHBA do të nisë raketat në drejtim të tyre.
Kjo deklaratë e fortë e Trump vjen pas situatës së vështirë me sulmet me armë kimike në Siri, ku Rusia është pozicionuar pro pushtetit të Asad.
Trump shkruan se Rusia nuk duhet të mbështesë njerëz kafshë, siç është presidenti i Sirisë Basha al-asad.
‘’ Rusia zotohet për të shuar shuar të gjitha raketat që qëlluan në Siri. Behu gati Rusia, sepse raketat do të vinë në drejtimin tuaj! Ju nuk duhet të jetë partnerë me një kafshë që vret popullin e tij dhe është i lumtur për këtë”, shkruan Donald Trump.
Nga sulmet në Siri raportohen shumë viktima, ndërsa situata sa vjen edhe përkeqësohet. Nuk dihet nëse perëndimi do të nisë sulmet dhe bombardimet, po kjo deklaratë e Trump duket se po ndez ndjeshëm ‘’mororrët”.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post