Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Presidenti i Republikës së SHBA-ve, Donald Trump, do të vijë në Europë pas dy muajsh. Sean Spicer bëri me dije se Trump do të ndalet në Bruksel, në kuadër të një takimi me krerët e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO-s) më 25 maj.
Në deklaratën për mediat, Spicer u shpreh se presidenti Trump do që të takohet me homologët e tij të NATO-s “për të riafirmuar përkushtimin e fuqishëm ndaj NATO-s”, ku do të diskutohet dhe për çështje kritike si ndarja e përgjegjësive brenda aleancës dhe roli i NATO-s në luftën kundër terrorizmit.
Ky takim u njoftua gjithashtu edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili personalisht do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë më 12 Prill.
(XH.A/SHUPLAKA)