Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Jeff Sessions është shkarkuar nga presidenti Donald Trump.
Trump njoftoi me një postim në Twitter se ai do të zëvendësohet përkohësisht nga shefi i tij i stafit, shkruan BBC.
Presidenti ka kritikuar në mënyrë të përsëritur Z. Sessions, një ish senator republikan, i cili ishte ndër të parët që mbështeste kandidaturën presidenciale të zotit Trump.
“Falënderojmë Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions për shërbimin e tij, dhe i uroj atij mirë!”shkroi Trump në Twitter.
Në një letër, Sesioni tha se po jepte dorëheqjen me kërkesën e presidentit.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post