00:45 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Donald Trump ‘shtang’ liderët e G-7: Rusia të rikthehet në grup

19:59 | 22/08/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dështon vendosja e sanksioneve kundër Rusisë, ministrat e G7 dakordësohen: Assad duhet të lërë pushtetin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka lëshuar një deklaratë të fortë dhe të papritur njëkohësisht për rikthimin sërish të Rusisë në grupin e vendeve më të industrializuara të botës, teksa nuk ka nguruar që të akuzojë paraardhësin e tij, Barack Obama për përjashtimin e Moskës.

Ai  tha se dëshiron që Rusia të kthehet në takimet e Grupit të Shtatë vendeve më të industralizuara të botës, edhe pse ende kontrollon gadishullin e Krimesë.

Moska u përjashtua  nga grupi G-7 për shkak të aneksimit të gadishullit të Krimesë në vitin 2014, ndërsa kjo e fundit ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Ukrainës.

Ndërsa udhëheqësit e G-7-ës shkojnë në qytetin bregdetar francez të Biarritzit në Atlantik për takimin e tyre vjetor këtë fundjavë, Presidenti Trump tha se do të kishte kuptim që Presidenti rus Vladimir Putin të ishte përsëri pjesë e grupit.

“Është një votë për atë që tani është G7. Ata u nxorrën jashtë sepse Putini mori me mençuri Krimenë dhe shmangu vijat e kuqe për këtë çështje dhe për gjëra të tjera. Ia hodhi Obamës. Obama u irritua. E nxorrën jashtë lojës. Mendoj se Rusia duhet të jetë pjesë e grupit sepse ne jemi në kërkim të paqes botërore, tregtisë dhe gjërave të tjera. Dhe do të ishte shumë më e lehtë ta kishim Rusinë atje ku ka qenë gjithmonë”, mësohet të ketë thënë Trump.

Pjesë e grupit G-7 janë Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë nuk është e qartë nëse ndonjë nga vendet e tjera e mbështesin rikthimin e Rusisë në G-7 për ta bërë atë përsëri G-8.

 

Pas

Konfirmohet vdekja e Hamza-s, trashëgimtarit të vetëm të Osama bin Laden

Para

Pas përfundimit të “BE Caffee”, ja ku do e shohim Olsi Bylykun sezonin e ri

Para
Publikohen pamjet e ditëlindjes së Olsi Bylykut, ja supriza e këndshme që i bëri partnerja (Foto&Video)

Pas përfundimit të “BE Caffee”, ja ku do e shohim Olsi Bylykun sezonin e ri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.