Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nënshkruar gjatë së hënës urdhrin kundër abortit, duke urdhëruar kështu të ndërpriten të gjitha financimet për abortin.
Duke i qëndruar besnik, asaj çfarë ka komunikuar gjatë fushatës elektorale, Trump nënshkroi një dekret që ndalon fondet federale të financuara nga organizatat ndërkombëtare joqeveritare, mbështetëse për abortin.
Donald Trump riktheu kështu politikën e Meksikës dhe atë ligj që u nënshkrua për herë të parë në vend nga ish-presidenti Ronald Regan në 1984-ën.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpenzojnë rreth 600 milionë dollarë në vit në ndihmën ndërkombëtare për planifikim familjar, përfshirë programet e shëndetit riprodhues. (XH.A/SHUPLAKA)