Melanie Trump ju ka dhënë fund të gjitha spekulimeve, teksa është kthyer në publik për herë të parë pas operacionit që kaloi në veshka. Ka pasur shumë kuriozitet rreth shëndetit të saj, dhe më në fund zonja e parë i qetësoi të gjithë, duke u shfaqur në një gjendje të mirë shëndetësore.
Aktiviteti në fjalë ishte për nderimin e familjarëve të ushtarëve amerikanë të vrarë gjatë detyrës, Ka qenë Donald Trump ai që ka mbajtur fjalën e rastit në këtë takim, ndërsa vetë Melanie, ka preferuar që të qëndrojë e heshtur në rreshtin e parë të sallës.
Në një moment Trump bëri shaka për thashethemet që kanë qarkulluar gjatë mungesës së gjatë të gruas së tij duke pretenduar se çifti po ndahet. “A është e drejtë, kjo zemër?” – e pyeti ai, ndërsa Melania Trump qeshi nga rreshti i parë ku ishte ulur.
Më tej Trump tha se gruaja e tij kishte pasur një problem të vogël, disa ditë të shkuara, por tashmë gjithçka ishte lënë pas.
Takimi ka qenë i mbyllur për mediat, po ndonjë postimi në rrjetet sociale e ka shpëtuar çiftin presidencial të SHBA-ve.
Discussion about this post