Një ditë më parë një sulm terrorist ndodhi në Barcelonë, ndërkohë që sot është shënuar një tjetër sulm në Finlandë që dyshohet të jetë gjithashtu terrorist.
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, pas këtyre ngjarjeve tragjike, ka bërë thirrje që terrorizmi islamik të ndalet me cdo kusht.
“Terrorizmi islamik radikal duhet të ndalohet me çdolloj mjeti të nevojshëm! Gjykatat duhet të na kthejnë të drejtat mbrojtëse. Duhet të jemi të fortë!”, shkruan Trump në “Twitter”.
Një ditë më parë në rrugën “Las Ramblas”, një furgon hyri mes turmës duke vrarë 14 persona ndërsa mbetën të plagosur edhe rreth 100 të tjerë. Ky sulm u morr përsipër nga grupi xhihadist Shteti Islamik (ISIS).
Presidenti amerikan një ditë më parë shprehu solidaritetin e tij me ngjarjen në Spanjë.
“SHBA-ja dënon sulmin terrorist në Barcelonë, në Spanjë dhe do të bëjë gjithçka është e nevojshme për ta ndihmuar”, shkruan Trump në “Twitter”.
“Jini të guximshëm dhe të fortë, ne ju duam!”, shkruante Trump.
Ndërsa sot në Finlandë ka ndodhur një sulm me thika. Një person ka goditur me thikë disa persona në qytetin Turku. Ende nuk dihet gjendja e të plagosurve. (D.D/Shuplaka)