15:08 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Donald Trump thirrje për largimin e kreut republikan të senatit

07:47 | 11/08/2017
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Donald Trump thirrje për largimin e kreut republikan të senatit

Senate Majority Leader Mitch McConnell, R-Ky., joined by Sen. Roy Blunt, R-Mo., left, pauses as he holds his first news conference since the Republican health care bill collapsed last week due to opposition within the GOP ranks, on Capitol Hill Washington, Tuesday, Aug. 1, 2017. Sen. McConnell delayed the start of the traditional summer recess until the third week of August to catch up on uncompleted work. (AP Photo/J. Scott Applewhite)

Presidenti Donald Trump la të kuptohet se kreu i republikanëve të Senatit duhet të largohet nëse nuk është në gjendje të sigurojë miratimin e axhendës legjislative të Shtëpisë së Bardhë.

“Ju mund të bëni pyetjen nëse udhëheqësi i shumicës Mitch McConnell duhet të mbetet apo jo në postin e tanishëm, nëse ai nuk është në gjendje të sigurojë miratimin e një plani për të shfuqizuar dhe zëvendësuar ligjin e tanishëm të kujdesit shëndetësor, për të ndryshuar kodin e taksave dhe për të kaluar një propozim mbi infrastrukturën,” tha zoti Trump.

Presidenti i bëri komentet për gazetarët gjatë një udhëtimi 17-ditor në Nju Xhersi dhe Nju Jork, ku ai zotëron disa shtëpi banimi.

Presidenti Trump ka disa ditë që vazhdon ta kritikojë në Twitter senatorin McConnell, i cili ka një rol të rëndësishëm në avancimin e programit legjislativ të presidentit.

Nëpërmjet një mesazhi të enjten, i dyti në më pak se 24 orë, zoti Trump sulmoi zotin McConnell, pasi sipas tij ai nuk po nxit futjen e projektligjit për kujdesin shëndetësor në rendin e ditës të Senatit.

Në një tjetër koment në Twitter të mërkurën, zoti Trump e kritikonte senatorin McConnell lidhur me deklarat më të fundit të tij, sipas të cilave përvoja e shkurtër politike e presidentit kontribuoi në shanset e ulta për kryerjen e reformës në shëndetsi.

“Presidenti ynë i ri, natyrisht që nuk ka qënë më parë në këtë lloj pune. Mendoj se ai kishte pritshmëri të tepruar se sa shpejt ndodhin gjërat në procesin demokratik”, u tha të hënën zoti McConnell zgjedhësve në shtetin e tij Kentaki.

Pasi tre variante republikane për të shfuqizuar ligjin e kujdesit shëndetësor të vendit dështuan në fund të muajit korrik, senatorët republikanë thanë se tashmë do të përqendrohen në të tjera çështje prioritare të përbashkëta, siç janë reforma e taksave dhe buxheti federal.

Por zoti Trump nuk ka hequr dorë nga çështja e kujdesit shëndetësor dhe vazhdon të sulmojë zotin McConnell, udhëheqës që gëzon popullaritet mes republikanëve të Senatit.

Sulmet janë një qasje e rrezikshme duke marrë parasysh vlerësimet e ulta që gëzon zoti Trump për punën e tij, nga mbështetësit e tij më të zjarrtë.

Një numër sondazhet të zhvilluara së fundmi tregojnë se numri i votuesve që dikur e mbështesnin me forcë presidentin, ka rënë./VOA

Etiketa: donald trumpkerkon largiminsenati
Pas

Ç’po ndodh me Europën, protesta masive kundër turistëve (VIDEO)

Para

Ditët e fundit e pritjes së ëmbël, si duket Ilva Tare (FOTO)

Para
Ditët e fundit e pritjes së ëmbël, si duket Ilva Tare (FOTO)

Ditët e fundit e pritjes së ëmbël, si duket Ilva Tare (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Thirrje nga regjisori i njohur iranian për rrëzimin e regjimit në Teheran

SPAK kërkon 8 muaj burg për Dritan Lleshin, premtoi punësim kundrejt 400 mijë lekëve

Largohet pa paguar hotelin në Palasë, prishje prone në Dhërmi dhe ngacmim në Ksamil

Tabaku në Strasburg: Shqipëria ka nevojë për reforma reale dhe luftë kundër korrupsionit

SPAK kërkon 6 muaj burg për deputetin e PD që shkaktoi aksident në gjendje të dehur

Xi Jinping dhe Putin diskutojnë për krizën në Lindjen e Mesme

Të paktën 240 të plagosur nga sulmet iraniane në Izrael

Turqia rrit gatishmërinë ushtarake, forcon sigurinë në kufirin me Iranin

Arrestohet në Rinas 25-vjeçari në kërkim nga Kosova, tentoi të hynte me dokumente false

Ilir Meta për Fax News: Shqipëria nuk është më shtet, por territor i kontrolluar nga “Rilindja”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.