14:28 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Doni që gjithmonë të ndiheni të rinj? 6 ushqime anti-plakje që duhet t’i provoni

11:53 | 27/03/2017
në Te Gjitha
0
Doni që gjithmonë të ndiheni të rinj? 6 ushqime anti-plakje që duhet t’i provoni

Të gjithë  do të dëshironim që të qëndronim gjithmonë të rinj dhe të mos plakeshim.  Duhet të themi që ka disa ushqime anti-plakje që mund ti konsumojmë. 

Sipas gazata Shëndeti edhe pse ndjekja e një diete të shëndetshme është shumë e rëndësishme, shkencëtarët sugjerojnë se përfshirja e disa ushqimeve të caktuara kundër plakjes në dietë është e rëndësishme. Ja cilat janë këto ushqime sipas gazeta Shëndeti:
Fasulet
Fasulet janë të pasura në proteina, fibër, vitamina, minerale dhe polifonikë që kanë veti mbrojtëse, sidomos për zemrën. Një studim i fundit ka zbuluar se fasulet mund të ulin rrezikun e vdekjes nga sëmundjet ishemike të zemrës (kur bllokohen arteriet e zemrës). Fasulet janë gjithashtu një burim i mirë i fibrave të tretshme, që ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit të keq (LDL) dhe triglicerideve.
Specat e kuq djegës
Specat e kuq janë të mirë për zemrën dhe stomakun. Një studim afatgjatë i publikuar tek revista PLOS One zbuloi se njerëzit që konsumojnë spec të kuq të djegës ishin 13% më pak të rrezikuar të vdisnin nga çdo sëmundje për një periudhë 19-vjeçare, krahasuar me ata që nuk i konsumonin specat.
Përbërësi kapsaicin tek specat mund të ndihmojë gjithashtu në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut, përshpejton metabolizmin dhe ofron mbrojtje kundër baktereve të cilat shkaktojnë inflamacion dhe sëmundje të ndryshme. Të gjitha llojet e specave përmbajnë niveleve të larta të përbërësit kapsaicin.
Frutat e thata
Studimet sugjerojnë se frutat e thata janë shumë të shëndetshme për zemrën. Një studim i kryer nga shkencëtarët anglez tek gati 120 mijë meshkuj dhe femra për 30 vite zbuloi se, personat që konsumonin rreth 30 gramë fruta të thata (23 bajame, 18 fistikë, 14 arra) në ditë, kishin 20% më pak rrezik të vdisnin nga gjendje të ndryshme shëndetësore – sidomos nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe problemet e frymëmarrjes – gjatë periudhës së studimit.
Frutat e thata janë të pasura në yndyra të pangopura, që ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit të keq (LDL). Studimet kanë treguar gjithashtu se antioksiduesit e tyre mund zhdërvjelltësojnë enët e gjakut (arteriet e forcuara janë shenjë e zemrës së zemrës) dhe përmirësojnë përdorimin e insulinës në trup. Frutat e thata kanë rreth 160-200 kalori për 30 gramë, megjithatë, studimet kanë treguar se konsumuesit e rregullt të tyre janë më të dobët se ata që nuk i konsumojnë fare.
Çokollata
Çokollata është gjithashtu e mirë për zemrën. Një studim i kryer tek gati 21 mijë të rritur zbuloi se personat që konsumojnë çokollatë kanë 25% më pak rrezik të vdesin nga sëmundjet e zemrës dhe 23% më pak rrezik nga goditja në tru gjatë periudhës 11-vjeçare të studimit. Flavanoidet tek çokollata ndihmojnë në përmirësimin e funksiont të enëve të gjakut, duke ulur tensionin e gjakut dhe parandaluar mpikjes e tij. Çokollata e zezë ka më shumë flavonoide dhe më pak sheqer se ajo e bardhë, prandaj është edhe më e shëndetshme.
Drithërat
Pavarësisht ‘reputacionit të keq’ të karbohidrateve, studimet kanë treguar se të gjitha llojet e drithërave (përveç karbohidrateve të rafinuara si buka e bardhë dhe orizi) ulin rrezikun për zhvillimin e kancerit, diabetit të tipit 2, sëmundjet e zemrës, obezitetit, sëmundjet infektive dhe problemet me frymëmarrjen.
Drithërat janë të pasura në antioksidues, vitamina B, fibër dhe polifenolë. Këto substanca mund të ulin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.
Peshku
Peshku është i pasur në acide yndyrore omega 3, lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për mbrojtjen e zemrës dhe trurit. Disa studime kanë treguar një rënie të konsiderueshme të rrezikut për vdekje të papritur nga ataku kardiak tek njerëzit që konsumojnë 2 ose më shumë racione në javë.

(J.V/Shuplaka)

Etiketa: anti plakjesushqimet
Pas

Ikën Prenga, me 7 vota pro i jepet mandati Petrit Gjonit të LSI-së

Para

”Do t’i thoja zotit Edi Rama, ose shokut ose rrugaçit”, qytetari tregon sesi mori kredi për të shlyer faturat e dritave

Para
”Do t’i thoja zotit Edi Rama, ose shokut ose rrugaçit”, qytetari tregon sesi mori kredi për të shlyer faturat e dritave

''Do t’i thoja zotit Edi Rama, ose shokut ose rrugaçit'', qytetari tregon sesi mori kredi për të shlyer faturat e dritave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aeroporti i Vlorës, shtysë për rivierën/ Bloomberg: Nxitje edhe për investimin e Kushner në jug

Bullgaria merr dritën jeshile nga KE për t’u anëtarësuar në Eurozonë prej 1 janar 2026

POSÍ, ka edhe për Ty! Credins bank & Mastercard lançojnë fushatën më të re me fokusin e rritjes së pagesave digjitale në Shqipëri.

Elbasan/ Në lagjen “11 Nëntori”, është gjetur i vetëvarur, në banesë, shtetasi M. B., 37 vjeç. Vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Berisha: Fakti që brenda 24 orësh njoftohen dy misione faktmbledhëse ndërkombëtare tregon se Shqipëria është një emergjencë

Rruga drejt suksesit, u kthye në Shqipëri me 150 euro, sot milioner

Berisha në Bruksel: Raporti i Parlamentit Europian damkosi regjimin e Edi Ramës, u denoncua me qartësinë më të madhe farsa elektorale

“Raporti i PPE damkosi regjimin e Ramës”, Berisha: Denoncoi farsën elektorale të 11 majit!

Dëmtohet gjatë punës në uzinën e ferrokromit/ Elbasan, 51-vjeçari dërgohet në spital

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë më 2027

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.