19:20 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Doni të jetoni në Tiranë? Sa kushton një apartament në të 32 zonat e kryeqytetit (FOTO)

22:01 | 06/01/2017
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Doni të jetoni në Tiranë? Sa kushton një apartament në të 32 zonat e kryeqytetit (FOTO)

Udhëzimi i qeverisë sjell ndryshime të çmimeve fiskale të tregut të shitblerjeve edhe për apartamentet në 32 zonat kadastrale të Tiranës.

Duke iu referuar tabelave të çmimeve të apartamenteve për sipërfaqe shfrytëzimi, disa lagje të kryeqytetit janë bërë më të shtrenjta, në disa të tjera çmimi është ulur, ndërsa në 23 zona kadastrale çmimet nuk kanë ndryshuar.

Edhe për Tiranën, mbi bazën e këtyre çmimeve, do të llogaritet vlera aktuale e shtëpisë për rastet e shitblerjes. Për çdo transaksion për shitblerjen e banesave, zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme do t’u referohet tabelave të miratuara nga qeveria për 32 zonat e Tiranës.

Sipas udhëzimit, shitblerjet në tregun e banesave do të kenë në çdo rast si referencë vlerat mesatare të përcaktuara nga udhëzimi i qeverisë. Vlera shërben për t’i orientuar shitësit apo blerësit e apartamenteve drejt çmimeve reale. Referuar tabelave, çmimi fiskal për shitblerjen e apartamenteve në zonën e ish– Bllokut ka mbetur i pandryshuar. Çmimi i apartamenteve për këtë zonë do të vazhdojë të jetë 190 mijë lekë për metër katror.

Sipas tabelave, rritje të çmimit fiskal për shitblerjen e apartamenteve ka shënuar në rrugën “Bardhyl”, Xhamlliku, Profarma, rruga “Kongresi i Manastirit” dhe bulevardi “Zhan Dark”. Qeveria ka shtrenjtuar edhe çmimet e shitblerjeve të apartamenteve për Rrugën e Durrësit.

Ndërsa çmimi fiskal për zonën 1/1, që përfshin “Ali Demin” dhe fshatin Shkozë, çmimi i vlerës të tregut është ulur 300 lekë për metër katror. Nga 98 mijë lekë për metër katror, me udhëzimin e ri bëhet 97,700 lekë për metër katror.

Ulje modeste ka shënuar edhe çmimi i tregut të apartamenteve në zonën e 9­Katësheve prej 500 lekësh për metër katror. (A.R/SHUPLAKA)

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”612″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: apartamenteçmimetfototirane
Pas

Basha bisedë telefonike me bashkëshorten e Haradinajt: Sot të gjithë shqiptarët janë me Ramushin

Para

Kokëdhima për Ramën: “E mbështeta politikisht por…”

Para
Koço Kokëdhima për shkarkimin: Nuk jam i informuar, mua nuk më shkarkon asambleja

Kokëdhima për Ramën: "E mbështeta politikisht por..."

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lituania çon në Hagë Bjellorusinë, e akuzon për orkestrimin e një krize migracioni

“Kam bërë mjaftueshëm”, Elon Musk planifikon të ulë donacionet e tij politike

Meta urdhëron analizë për rezultatin më 11 maj, për çfarë dyshon kreu i PL?

PD “kërkesë urgjente” KQZ-së: Mos certifikoni rezultatin e votave të diaspora

Aksident i rëndë te Fafa, në Institut, Tiranë/Makina përplas këmbësorin

Rama për ORF: Anëtarësimi në BE është një mundësi historike që nuk do të zgjasë përgjithmonë

BE dhe Britania vendosin sanksione të reja kundër Rusisë

Mbeti jashtë parlamentit, Etilda Gjonaj: Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe

BE zbulon datën, kur do të mbahet konferenca e 5-të e anëtarësimit me Shqipërinë

AMA marrëveshje me Inspektoriatin Shtetëror të Punës, Krasniqi: Angazhim i përbashkët për zbatimin e ligjit mbi kushtet e punës dhe mbrojtjen e gazetarëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.