20:44 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Doni të merrni targa 001 apo 007? Ja sa kushtojnë

11:23 | 08/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Doni të merrni targa 001 apo 007? Ja sa kushtojnë

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton qytetarët  se si mund të rezervojnë online për të përfituar targa të veçanta.

Sipas  DRSHTRR-së, të gjithë qytetarët  do të kenë mundësi të marrin shërbimet online duke dërguar të dhënat e sakta të mjetit, aplikuesi duhet të jetë zotëruesi i mjetit ose personi i autorizuar nga subjekti i biznesit.

DRSHTRR  sqaron se për të pasur një targë të veçantë ose të personalizuar, tarifa e saj shkon deri në 30 mijë lekë.

Ndërsa për targat e tjera normale çmimi i tyre shkon deri në 20 mijë lekë.

Njoftimi i DRSHTRR

Rregullat e Aplikimit

Të gjithë qytetarët/subjektet duhet të kryejnë regjistrimin online nëpërmjet këtij sistemi, duke paraqitur të dhënat e kërkuara të mjetit dhe ato personale/të subjektit të sakta, sipas kartës së tyre të identitetit/niptit të aktivitetit.

Aplikuesi, në momentin e marrjes së shërbimit pranë DRSHTRR-ve, duhet të jetë ose zotëruesi i mjetit ose person i autorizuar nga subjekti biznes, enti leasing, koncesionar, agjenci shërbimesh. DPSHTRR rezervon të drejtën të pezullojë rezervime që kryhen nga persona që dyshohet se luajnë rolin e sekserëve ose që shtojnë tarifa të paautorizuara mbi këtë shërbim publik, si edhe ndalon aksesin në sistem përgjithmonë për keqpërdorim të shërbimit. Në çdo rast kur një rezervim nuk rezulton në kryerjen e shërbimit për mosparaqitjen e qytetarit/subjektit brenda afatit, targa rikthehet automatikisht në sistem për t’u rishitur përmes rezervimeve të reja.

Pas plotësimit me sukses të aplikimit online, qytetari/subjekti ka një dritare kohore me afat të kufizuar, që do i informohet me email, me detajet e komunikimit për paraqitjen pranë sportelit të zgjedhur të drejtorisë rajonale për të kryer pagesën e shërbimit dhe targimin e mjetit.

Shënim:

Për të gjitha kategoritë, përveç vlerës së shërbimit, do të aplikohet edhe vlera prej 7,700 Lekë që përfshin tarifat standarde për pajisjen me targë/regjistrim mjeti pranë DRSHTRR-ve për automjetet*; ndërsa kjo vlerë për motomjetet është 6,700 Lekë.

*Për automjetet nuk përfshihen tarifa RBS, Kalim Pronësie ose ndryshim formati targe nga drejtkëndëshe në katrore.

Të gjithë aplikantët e këtij shërbimi do të kenë prioritet në kryerjen e procedurave, pa pritur në rradhë.

Etiketa: DRSHTRRTARGAT E VECANTA
Pas

“Është shtëpia jonë e përhershme”, studentët dhe pedagogët e UBT-së vendosin bojkot deri në tërheqjen e Bashkisë

Para

Vizita e Palmer, ”thumbon” keq themeluesi i PS-së: Po gabon rëndë, nuk do të takojë…

Para
Vizita e Palmer, ”thumbon” keq themeluesi i PS-së: Po gabon rëndë, nuk do të takojë…

Vizita e Palmer, ''thumbon'' keq themeluesi i PS-së: Po gabon rëndë, nuk do të takojë...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Papa Leoni XIV: Rajoni i Lindjes së Mesme ka nevojë për paqe, një komb s’duhet ta ngrejë shpatën kundër një tjetri

Erdogan: Me KFOR-in turk në veri të Kosovës, shpresoj për paqe dhe qetësi

Erdogan nga Samiti i NATO-s: Sa të jetë KFOR-i turk në veri të Kosovës, nuk do të ketë probleme

Telefonata Macron-Netanyahu: Armëpushimi dhe negociatat bërthamore në fokus

Helikopter rrëzohet pranë Detroitit, pasagjerët shpëtojnë pa lëndime serioze

Shadmani vritet në sulmet ajrore, Irani konfirmon humbjen e komandantit të lartë

Aksident në Peqin–Elbasan/ Makina bie nga ura në aksident të rëndë, policia heton shkaqet

Pas sulmeve ndaj centraleve bërthamore iraniane, SHBA forcon masat kundër terrorizmit

Tirana pret samitin e NATO-s në 2027, vendimi i aleatëve është unanim

“Burri im lufton për Ukrainën”, Trump reagon i prekur dhe premton ndihmë ushtarake

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.