14:47 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Doni të njihni edhe më mirë botën e s*ksit? Mos iu besoni këtyre miteve

08:55 | 09/12/2021
në Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Doni të njihni edhe më mirë botën e s*ksit? Mos iu besoni këtyre miteve

Duhet të arrini lehtësisht në orgazmë sa herë bëni seks.

Për disa femra është tepër e vështirë të arrijnë orgazmën. Nuk ka asnjë problem të sugjeroni që të provoni diçka tjetër për ta bërë këtë të mundur ose edhe thjesht të dorzoheni nëse e ndjeni se s’ka për të ndodhur.

Meshkujt nuk do t’ju duan nëse nuk depiloheni.

Po sikur t’ju themi se depilimi është djallëzor?! Nëse ju pëlqen të jeni të depiluara, jeni OK. Por nëse e urreni depilimin, nuk keni pse të shqetësoheni për çfarë do të mendojë ai. Meshkujt që bezdisen nga një gjë e tillë, zakonisht nuk ja vlejnë për t’i patur partnerë dhe për vete, fshehin pyllin e Amazonës aty poshtë.

Menstruacionet janë të shpifura.

Meshkujt që mendojnë këtë janë 14-vjeçarë me një poster të Justin Bieber të varur në kokën e krevatit.

Seksi oral është i detyrueshëm.

Nuk duhet të mendoni kurrë se “DUHET” të bëni seks oral. Edhe nëse ai ju bën të ndiheni në faj sepse jeni me ato. Edhe nëse ai jua shtyn kokën poshtë. VEÇANËRISHT nëse ai jua shtyn kokën poshtë.

Nëse bëni vetëm pozicionin e misionarit, jeta juaj seksuale është e mërzitshme.

Në fakt ky pozicion është i thjeshtë dhe të lejon të puthesh ndërkohë që bën seks. Pozicionet e ndërlikuara janë interesante por ndonjëherë njerëzit janë shumë të lodhur për të provuar “helikën e pasionit” apo gjëra të tilla.

Seksi nuk shijohet njëlloj nga ai nëse ti “e detyron” të vërë prezervativ.

Seriozisht e keni? Ndoshta atij do t’i pëlqejnë pelenat dhe të qarat 9 muaj më vonë ose ndonjë sëmundje seksuale e këndshme.

Je kot nëse “nuk e mbaron atë që fillove”.

Ju ka ndodhur ndonjëherë të shkoni në restorant dhe të mos e mbaroni pjatën sepse ushqimi s’ju pëlqen dhe pastaj kamarieri t’ju pyesë pse nuk e mbaruat atë dhe ju të vazhdoni të hani ndërkohë që ai ju qëndron mbi kokë? As neve. Mund të ndaloni në çdo kohë nëse nuk ndiheni mirë.

Duhet të pranoni të provoni çdo gjë të paktën një herë.

Kjo zakonisht përmendet kur një mashkull ju kërkon të bëni seks anal. Por ju mund të jeni një femër seksualisht aventuriere me shpirt të lirë sipas kushteve tuaja, jo të tijat. Dhe nëse kjo nënkupton shmangjen e gjërave të caktuara në seks, atëherë kështu qoftë.

Nëse nuk arrini në orgazmë në të njëjtën kohë, nuk jeni të sinkronizuar.

Kushdo që ka pak eksperiencë seksuale, e di që një gjë e tillë gati nuk ndodh kurrë kështu që mos u ndjeni keq për këtë.

Ajri që del nga vagina=gazra.

Ajo zhurmë që është e ngjashme me çlirimin e gazrave në fakt është thjesht ajri që gjatë seksit ka hyrë në vaginë dhe që në një moment duhet të dalë. Qeshni me këtë ose injorojeni por kurrsesi mos u vini në siklet.

Një femër është e eksituar vetëm kur është e lagur.

Mund të jeni duke bërë seks me Tom Hardy-n dhe prapë vagina juaj të luajë rolin e shkretëtirës së Saharasë. Mos kini turp të përdorni lubrifikant.

Sa më shum zgjat seksi aq më mirë. Jo.

Kjo mund të shkaktojë lodhje e madje edhe rrjepje të lëkurës në zonat delikate.

Nëse ju pëlqen të dominoheni në shtrat, do të thotë se në jetën e përditshme jeni njeri i dobët. Ju nuk jeni fantazia juaj seksuale kështu që ndihuni të lirë të flisni me partnerin mbi atë që dëshironi dhe ju eksiton.

Meshkujt vdesin për të brendshme sexy.

Meshkujt hutohen dhe i kanë frikë të brendshmet sexy. Mos harxhoni para kot.

Burimi: Cosmopolitan

Pas

Vrasja e profesorit, i dyshuari kryesor është kolegu i tij në Universitet, çfarë fiksuan kamerat. E qëlloi nga vendi i pasagjerit

Para

E ëma e shiti vajzën 15 mijë dollarë tek një shofer, ai i merr në telefon pas dasmës: I kam prerë fytin, eja merre trupin e pajetë!

Para
E ëma e shiti vajzën 15 mijë dollarë tek një shofer, ai i merr në telefon pas dasmës: I kam prerë fytin, eja merre trupin e pajetë!

E ëma e shiti vajzën 15 mijë dollarë tek një shofer, ai i merr në telefon pas dasmës: I kam prerë fytin, eja merre trupin e pajetë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gara e fortë për listën e hapur në Tiranë, emrat që po përplasen brenda PS dhe PD

Përfundon numërimi në Cërrik, Partia Socialiste fiton me diferencë të thellë ndaj PD

Dibër/Vijon numërimi në KZAZ-të e qarkut, PS në avantazh në të gjitha njësitë

Kryeministri poston foton, fjalimi i fitores në kompjuter: Telefonata e vëllait tim Hashim ishte tejet prekëse

Numërohen 44.15% e kutive të votimit në vend, PS kryeson me 83 mandate, Shehaj i merr një mandat PD. PSD forcë e tretë politike

Diaspora, kryesojnë socialistët/ Vijon me ritme të ulëta numërimi në Parkun Olimpik

Arrestimi i babait të kandidates së PSD në Fier, SPAK sqaron si u kap duke blerë vota

PS kryeson bindshëm Përmetin, ja rezultatet përfundimtare

“100 euro një votë”/ Berisha: PS ngriti zyra ilegale pranë qendrave të votimit! Presim rezultatin, PD do bëjë vlerësimin e saj

Numërohen 460/1282 kuti në Tiranë, ndryshojnë balancat e mandateve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.