Tashmë duket se portieri i talentuar i Milanit, 18 vjeçari Donnaruma, do të qëndrojë tek ekipi kuq e zi.
Sipas mediave italiane Milani ka arritur akordin me portierin dhe ai ka pranuar të nënshkruajë një kontratë të re. Sipas marrëveshjes së re, portieri do përfitojë një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon.
Ndërkohë që kontrata e re përfshinë edhe dy klauzola për shitjen e tij.
Nëse Milan arrinë të kualifikohet sezonin e ardhshëm në Champions League, ata që duan të trasferojnë Donnarumën do duhet të paguajnë 100 milionë euro.
Por nëse Milan nuk arrinë të kualifikohet kjo shumë përgjysmohet në 50 milionë euro.
Me atë që po bën Milan në merkato gjasat që të mos kualifikohet janë të vogla. Ekipi kuq e zi ka afruar deri tani 6 lojtarë cilësor, duke shpenxuar një shumë rreth 150 milionë euro dhe duke o konfirmuar “mbreti” i merkatos deri në këto momente. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post