Pasi theu rrjetin me një shprehje të marrë nga një shkrimtar i njohur botërisht, John water, dhe pa e cituar në asnjë rresht, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh e keqardhur lidhur me keqinterpretimet dhe keqkuptimet që ka shkaktuar postimi i saj në rrjetet sociale, duke shtuar se thënia e shkrimtarit ja ka arritur qëllimit për të bërë që të flitet për librin.
Por ministrja e Kulturës në postimin e saj sqarues ka ‘sakatuar’ gjuhën shqipe, pasi në 4 rreshta ka një mori gabimesh ortografike.
Kujtojmë se Kumbaro shkruante dje në Twitter: ”Ne duhet të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që s’ka libra, mos u q* me të. Mos e lejo atë të të eksplorojë ty para se të eksplorojë universet sekrete të librit”.
Ky postim i ministres nxiti dje një sërë reagimesh në rrjetet sociale, ku nuk munguan as statueset tallvse dhe ironike ndaj saj.
(B.H/Faxweb)