Deputetja dhe njëherësh drejtuesja e vetëshpallur e opozitës së re Rudina Hajdari, e ka nisur sesion të ri parlamentar me një fjalim, ku nuk kanë munguar edhe problemet në artikulim.
Hajdari u shpreh se “Ne do vijojmë që të përçajmë të gjithë Shqipërinë”. Por jo vetëm kaq, gjatë gjithë fjalimit të saj, Rudina është përballur me ngatërrime të fjalëve, ndërsa edhe Valdrin Pjetrin, kryebashkiakun e dorëhequr të Shkodrës e quajti Pjetrin.
Por për këto gafa, deputetja Hajdari ka reaguar për herë të parë Facebook ku shkruan se “ka kaluar 17 vite në Amerikë, dhe se janë më lapseset e saj se sa të gënjej demokratët çdo ditë duke ju thënë që mos të kalojnë në eufori se 85% e shqiptarëve thonë “Rama ik” dhe “Basha & Kryemadhi hajde”.
Shkrimin e saj, Rudina e ka shoqëruar edhe me një foto të kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhit.
“Kam kaluar 17 vite në Amerikë dhe ky është fakt. Po më mirë lapsuset e mia se sa t’i gënjej demokratët çdo ditë duke ju thënë që mos të kalojnë në eufori se 85% e shqiptarëve thonë “Rama ik” & “Basha & Kryemadhi hajde”. Ndërkohë i kanë lënë pa punë e pa bukë për hesapet e tyre. ?
Po atë anglishten e di si e flas ama kur vjen puna të ulem me Amerikanët, Gjermanët, etj, aq mirë sa e bëjnë dallimin e nuk merren më me gënjeshtrat e këtyre. Prandaj kanë frikë këta kur ulem unë me ndërkombëtarët dhe sulmojnë nga mëngjesi në darkë duke u kapur me gjëra banale. ??”, shkruan Rudina Hajdari.
(K.H./FAXWEB)
Discussion about this post