Ndërhyrjet prastike për të rregulluar “defektet” në anën tonë janë kthyer në një trend ditët e sotme. Mirpo përveç anës pozitive, kurimit të imazhit tuaj, ato shpeshherë janë edhe të rrezikshme madje edhe vdekjeprurëse në bazë të shkallës së tyre të vështirësisë.
Ndër këta përsona të cilët e kanë pësuar prej këtyre ndërhyrjeve ka qenë edhe një ish mise bukurie në Nigeri e identifikuar si Onëuzuligbo Nneka Miriam.
Kjo e fundit kishte kontaktuar një kirurge plastike me qendër në Lagos, e identifikuar si Anu, të cilës i ka kërkuar që përmes një trajtimi plastik, më 31 dhjetor 2018, të rriste të pasmet. Mirëpo gjërat nuk kanë shkuar ashtu si duheshin për bukuroshen, ndërlikimi i të cilave për fat të keq ka sjell vdekjen e saj.
Tanimë Anu është në arrati për shkak të kësaj ndodhie, e cila ndodhi për shkak të paaftësisë së saj në fushën e kirurgjisë plastike. Sipas raportimeve Anu, zakonisht punëson ose importon mjekë të huaj për ta ndihmuar atë në operacione, mirëpo këtë herë ajo vendosi ta bëjë personalisht procedurën ndaj viktimës pasi donte të provonte veten në atë që kishte parë tek mjekët e tjerë.
Burime të pakonfirmuara zbuluan se motra e viktimës ka pritur një kohë të gjatë që Anu të përfundojë procedurën ndaj motrës së saj. Më pas ajo shkoi në sallën e operacionit ku zbuloi motivin e vonesës. Ajo e pa motrën e saj të pajetë dhe Anu që nuk dinte se çfarë të bënte më shumë. Me sa duket viktima kishte rënë në koma për shkak të komplikimeve nga operacioni.
Discussion about this post