07:20 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Dopingu, Begaj rezulton pozitive edhe në testin B. Pas pak do japë sqarime

11:00 | 02/03/2018
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dopingu, Begaj rezulton pozitive edhe në testin B. Pas pak do japë sqarime

Peshëngritësja Romela Begaj ka rezultuar pozitive edhe në testin B. Ajo pritet që të dalë në një konferencë për shtyp në orën 11:30 dhe të sqarojë gjithçka.

Testi B për Romela Beagaj u hap pak ditë më parë në Kanada. Federata e Peshëngritjes ka deklaruar se do ta ndjekë çështjen në KAS, ndërsa sportistja shqiptare rrezikon dy medaljet e marra së fundi.

Romela Begaj u shpall nënkampione bote në kategorinë deri në 69 kg, në kampionatin botëror të zhvilluar në Anaheim të Shteteve të Bashkuara. Por pas kryerjes së testit të parë ajo rezultoi pozitive për përdorimin e substancës së stanazololit, e ndaluar nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, asokohe këmbënguli në një bisedë telefonike për Top Channel në pafajësinë e peshëngritëses, duke theksuar se përgjigjet kanë ardhur në Federatë 45 ditë pas përfundimit të Botërorit dhe konfirmoi se ajo do të kryente edhe Testin B.

Por kjo nuk është hera e parë që Begaj rezulton pozitive me substancën e stanazololit. Më parë, ajo ka rezultuar e tillë edhe në testet antidoping të vitit 2014, pas Botërorit të Kazakistanit.

Edhe pse Gjoza theksoi se do të jepte një prononcim në lidhje me këtë çështje pasi të merrej përgjigjja e testit të dytë të Begajt, Gjoza dhe i gjithë stafi i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes dhanë dorëheqjen pak ditë më pas.

Në Botërorin e Anaheimit, Romela Begaj shënoi rezultatin më të mirë në karrierën e saj, pasi fitoi medaljen e artë në shkëputje dhe të argjendtën në dygarësh.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: begajromela begaj
Pas

Mendonit se vajzat janë më materialiste se djemtë? 4 arsyet që provojnë të kundërtën

Para

Kodheli: Nuk diskutuam me Metën për emrat e negociatorëve për çështjen e detit

Para
Kodheli: Nuk diskutuam me Metën për emrat e negociatorëve për çështjen e detit

Kodheli: Nuk diskutuam me Metën për emrat e negociatorëve për çështjen e detit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.