Berisha u zotua se një nga vendimet që qeveria e tij do të marrë kur të vijë në pushtet është anulimi për shembjet e ndërtesave mbi 50-vjeçare. Berisha u shpreh se “ai vendim do hidhet në kosh”, ndërsa theksoi se eshte “dora e mafies dhe trafiqeve shqiptare të zgjedhe çdo vend që i pëlqen”.
Berisha: Çdo ndërtim që do prishet, do shpërblehet mbi bazën e çmimeve të tregut. Kjo është absolute, dhe të gjitha prishjet që janë bërë në kundërshtim me ligjin do penalizohen ata që i kanë prishur.
Një nga vendimet e para që do anulohet është vendimi për prishjen e ndërtesave me vendim qeveritar, që janë të ndërtuara 50 vite me parë. Ai vendim do hidhet në kosh, sepse kjo do të thotë se dora e zeza e mafies dhe trafiqeve shqiptare të zgjedhe çdo vend që i pëlqen, çdo pozicion të përshtatshëm dhe të fusë kontrollet e veta për ta marrë trafikanti dhe mafia.
Vendimi i qeverisë për ti dhënë përgjigje çështjes së ndërtesave që mund të rrezikojnë banorët do parashikohet ndërhyrje vetëm në raste kur banorët bien dakord plotësisht për prishjen e ndërtesës së tyre, nëse i rrezikon ata apo për një plan tjetër zhvillimi.