Për dorëheqjen nga puna të 7 mjekëve ka reaguar edhe Presidenca. Në njoftimin e saj thuhet se po interesohet për problematikën në QSUT.
Sjellim në vëmendje që 7 mjekë të Urgjencës dhanë kolektivisht dorëheqjen nga detyra. Sipas tyre ata kishin paralajmëruar aktin që do të ndërmerrin rreth një muaj më parë.Mes atyre që kanë firmosur letrën janë: Etionema Braçaj, Petrit Gjorgji, Petrit Vargu, Elton Çalliku, Besnik Koçia dhe Eqrem Hasani.
Njoftimi:
Drejtori i Kabinetit të Presidentit Arben Cici i me porosi nga Presidenti Meta po ndjek nga afër problemin e ngritur me mjeket e Urgjences se Tiranes. Sipas burimeve mesohet se z.Cici ka kontaktuar mjeket e urgjences per tu njohur me problematiken e krijuar ne Urgjences e Tiranes pas letres se bere publike ne media.(J.V/Faxweb)