Pas votimit për kreun e PD-së Sali Berisha ka dekalruar se është shumë normale që të kërkohet dorëheqja e Lulzim Bashës por nuk mund t’i vihet si kusht. Berisha ka theksuar se nuk mund t’i vihet kusht pasi pasi kjo nuk është në statut.
Berisha ka nënvizuar se grupi anti Basha duhet të zhvishet nga emocionet dhe duhet menduar për një strategji të mirë që të ngrihet PD. Sipas ish kryeministrit humbja e PD-së ishte e thellë por jo fatale.
“Partia Demokratike ka pësuar humbjen më të thellë në historinë e saj. Por mesazhi ishin është që humbje fatale nuk ka, janë të hidhura janë të thella, fatale i bën ti me dorën tënde. Ndaj ftoj që çdo njeri që e do këtë parti që të punoj për një qëllim. Për cfarë? Për një strategji që e kthen PD-në në një forcë të madhe për të ardhmen. Uroj që në këtë vorbull kundërshtirash që ka, në rradhë të parë nga ai që do të jetë kryetar i PD-së i bën këtë, pasi i takon të bëjë përpjekjet më të mëdha. Nuk ka humbje fatale nëse nuk e bën ti fatale. Kam besim të madh se duke zhveshur nga emocionet do të gjendet mençuria vullneti, përkushtimi. Të kthejë besimin tek elektoriaketi të saj. Unë mendoj se ku flas për të gjithë ata që kanë investuar për PD për mendimin tij e kanë vendin në PD.
Unë gjykoj se jashtë emocioneve dhe duhet të jetë statute që duhet të bëj të gjitha palët dhe çdo demokrat para statutit. Është normale që të kërkosh Bashës dorëheqjen por nuk mund t’ja vësh kusht se kjo nuk është në statut. Është normale të kërkosh por kur mbedh kryesia e diskuton, pastaj ky është vendimi i statutit. Unë nuk dua të mbaj anën absolutisht të askujt. Unë kërkoj që këta që të gjithë demokratët të gjejnë gjuhën e përbashkët. Kjo strategji ndërtohet edhe duke u studiuar, gabimet dhe kërkesat e kohës . A ka mundësi kjo? Po ka mundësi.”, u shpreh Berisha.