Deputetja e LSI-së Nora Malaj ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp në lidhje me dorëheqjen e mjekëve. Ajo u shpreh se sot përballemi me sistemin e shëndetësisë i cili nuk plotëson kushte që mjekët të realizojnë dot standarte, nuk kanë kushte.
“Rama nuk i mbajti premtimet për shëndetësisnë. Në programin e qeverisë u tha se do të kishte reforma.Mjekët nuk paguhen mjaftueshëm prandaj kërkojnë që të shkojnë drejt Gjermanisë për të ushtruar profesionin e tyre pasi ndihen më të vlërësuar.
Ky është lajmi që morëm sot, në ditën Ndërkombëtare të Humanizmit. Me qytetarë që herë kanë ujë, herë drita, me një qeveri që është në situatë emergjente dhe këtë situatë kryeminsistri nuk e shpall si situatë të jashtëzakonshme. Lufta me vdekjen, kjo jo se ata janë të paaftë por misioni i tyre në Shqipëri duket i pamundur. Bëjmë thirrje ta zgjidhin sa më parë këtë çështje kardinale. Kur tabloja e spitaleve ne Tiranë të kujton poemën e Mjerimit të Migjenit. Është trumpetuar shendetësia falas.
Jepni dorëheqjen ose zgjidheni sa më para, jo me foto, jo me batuta por me dialog, me buxhet pët të vlerësuar klasën e mjekëve ju bëj thirrje të keni vëmendje dhe kur nje mjek flet situata duhet marrë me përgjegjshmëri.(M.Q/Faxweb)