20:01 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Dorëheqja e Ramës është minimumi, Meta detyrim t’i heqë stolin”

13:27 | 24/02/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Dorëheqja e Ramës është minimumi, Meta detyrim t’i heqë stolin”

Sipas gazetarit dhe analistit Berat Buzhala, dorëheqja e Edi Ramës nga posti i kryeministrit është e pamjaftueshme për shkak se fuqia financiare e tij është aq e madhe sa është e pamundur për kënd tjetër që të fitojë zgjedhjet.

“Fuqia financiare e Ramës është aq e madhe, sa është e pamundur që dikush tjetër t’i fitojë zgjedhjet. Po flasim për miliarda euro në dispozicion të klanit të tij. Me miliarda euro në dispozicion, një subjekt politik do të trondiste skenën politike edhe në Gjermani, e jo më në Shqipërinë e varfër. Nuk e besoj që vetëm dorëheqja është e mjaftueshme, është minimum.”, është shprehur Buzhala.

Në intervistën e dhënë për “Koha Jonë”, ai ndan mendimin që Ilir Meta duhet t’i heqë stolin Ramës dhe ta denoncojë kryeministrin aventurier dhe të papërgjegjshëm që e trajton Shqipërinë si një fëmijë lodrën e tij.

Ai e cilëson kreun e Qeverisë si hipokrit duke renditur qëndrimin e Ramës ndaj Vuçiç, ndaj Erdoganit dhe presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

“Nuk duhet të ekzistojë asnjë dilemë që Meta duhet t’i heq stolin Ramës. Për më tepër duhet ta denoncojë atë. Rama është/ishte një kryeministër avanturier dhe i papërgjegjshëm. Në planin e brendshëm e shndërroi vendin në plantacion të drogës, kurse në planin e jashtëm ishte edhe më skandaloz. E shpalli mik personal Kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vucic, u bë kumbar i diktatorit në ardhje të Turqisë, Recep Taip Erdogan dhe e fundit, jo për nga rëndësia, per teke personale, i rrezikoi raportet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dal hapur kundër Presidentit Trump. Rama do të mbahet në mend si Kryeministri më hipokrit në historinë e Shqipërisë. Thoshte në CNN se nuk e duronte Trumpin, për arsye parimore, gjoja që, sipas tij, Trump është nën nivelin e tolerancës së tij, kurse i futet në gji Erdoganit, që tashmë ka arrestuar secilën zë kritik. Kjo nuk do koment. Pra, Meta e ka obligim që të ngritët kundër tij. Meta për më tepër duhet të bëjë të qartë që në asnjë rrethanë nuk do të përkrah më, as pas zgjedhjeve të ardhshme, Ramën për kryeministër të Shqipërisë.”, ka theksuar më tej Buzhala.

Sipas këtij analisti, ambasadorët Lu dhe Vlahutin nuk mund të mbajnë peng Shqipërinë, ata janë thjesht njerëz që argëtohen me rolet e tyre dhe të joshur nga pushteti. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: ambasadoretBerat Buzhalaedi ramailir meta
Pas

”T’i vijë turp Bashës, kërcënon si rrugaç”, shprehja që ish-demokratja Doda i ka dhënë mbështetje

Para

Rama fond për “Qendrën e Kërkimeve Detare”, në Vlorë: Nga dëmet kemi kalbëzuar të ardhmen

Para
Zbulohet dokumenti, si votoi Shqipëria kundër SHBA-së pas fitores së Trump

Rama fond për "Qendrën e Kërkimeve Detare", në Vlorë: Nga dëmet kemi kalbëzuar të ardhmen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit

Media: Me përfshirjen e SHBA-ve në luftë, do të merrte pjesë edhe Hezbollahu

Këndi “Ibrahim Rugova” në bibliotekën e Budapestit, Osmani merr pjesë në inaugurim

Interneti pothuajse tërësisht i bllokuar në Iran

Përplasjet për zgjedhjet e 11 Majit shpërthejnë në Strasburg: PS dhe PD përballen përpara BE-së mbi Standardet Demokratike dhe integrimin europian

BE-ja pret raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR, Brettel: Po ndjekim nga afër zhvillimet në Shqipëri

Iran sulmon sërish me raketa Izraelin, IDF në alarm dhe popullsia paralajmërohet të strehohet

U dënua nga Gjykata e Sienës për përdhunimin e ish-gruas, arrestohet 50-vjeçari nga Elbasani

Arrestohet në elbasan shqiptari i dënuar në itali për dhunë seksuale ndaj ish-bashkëshortes, në proces ekstradimi drejt sienës

Trump zbulon telefonatën me Putinin: Më kërkoi favor për Iranin, i ktheva “merre me qetësi”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.