Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, ndodhet në godinën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku po takohet me ministrin Saimir Tahiri, i cili vetëm pak orë më parë i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama.
Ky i fundit ende nuk dihet nëse e ka pranuar dorëheqjen e Tahirit, megjithatë sipas raportimeve pritet që të ketë edhe një sërë ndryshimesh të tjera në qeveri. Mirëpo nuk dihet ende numri i saktë i ministrave që do të ndryshohen. Vijon…