14:46 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dorëheqja e Tahirit, reagon Basha: Erdhi pas presionit që iu bë Ramës në Berlin

17:50 | 03/05/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dorëheqja e Tahirit, reagon Basha: Erdhi pas presionit që iu bë Ramës në Berlin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në Facebook pas deklaratës së sotme të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ku dorëzoi mandatin e deputetit.

Basha shkruan se dorëzimi i mandatit nga Tahiri është vazhdim i paktit që ish-ministri ka me kreun e qeverisë, dhe se është fakt dorëheqja e mandatit erdhi pas presionit që iu bë Ramës në Berlin.

“Është fakt se dorëheqja nga mandati erdhi pas presionit direkt që iu bë Edi Ramës në Berlin, ku iu tha se është e patolerueshme mbrojtja politike që i bëhet Saimir Tahirit me imunitet parlamentar kundër veprimeve të drejtësisë.”

Sipas Bashës, dorëzimi i mandatit vërteton se është vetë kryeministri Rama që mbron Saimir Tahirin.

Ish-ministrit Tahiri, sipas Bashës, nuk i duhet imuniteti parlamentar, për sa kohë që ai shantazhon aferat korruptive dhe familjare të kryeministrit Rama.

Reagimi i plotë i kreut të opozitës, Lulzim Basha:

Rama-Tahiri: vazhdon loja.

  1. Dorëzimi i mandatit nga Saimir Tahiri është vazhdim i paktit Rama-Tahiri. Është fakt se dorëheqja nga mandati erdhi pas presionit direkt që iu bë Edi Ramës në Berlin, ku iu tha se është e patolerueshme mbrojtja politike që i bëhet Saimir Tahirit me imunitet parlamentar kundër veprimeve të drejtësisë. Ky është akt hileqar për të mashtruar partnerët se gjoja Saimir Tahiri nuk ka imunitet politik dhe se gjithçka është në dorën e prokurorisë.
  2. Më 19 prill Saimir Tahiri mori pjesë në seancë plenare pas 6 muajve mungesë për të shpëtuar mandatin e deputetit. Çfarë ndryshoi këto dy javë? Asgjë, përveç vizitës së Ramës në Berlin dhe premtimit se do ta zgjidhte problemin e imunitetit të Saimir Tahirit. Dorëzimi i mandatit konfirmon se është Edi Rama ai që e ka mbrojtur dhe vazhdon ta mbrojë Saimir Tahirin dhe se kjo është loja e të dyve bashkë për të mbyllur dosjen “Tahiri”.
  3. Saimir Tahirit nuk i duhet imuniteti parlamentar përsa kohë ai shantazhon kryeministrin me aferat e tij korruptive dhe lidhjet kriminale të familjes së tij. Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë një subjekt i vetëm, kur bëhet fjalë që Tahiri të dalë përpara drejtësisë: nëse Tahiri del para drejtësisë, Edi Rama del para drejtësisë. Nëse Saimir Tahiri është i lirë, Rama është i lirë.
  4. Dorëzimi i mandatit të Saimir Tahirit është manovër politike pasi Edi Rama ka futur nën kontroll të plotë Prokurorinë, të cilën e përdor si dhe sa herë t’i duhet për të mbrojtur pushtetin e vet kriminal.
  5. Dorëzimi i mandatit të Tahirit nuk e shpëton Edi Ramën. Ai e di se asnjë manovër si kjo me largimin e Tahirit nga Parlamenti nuk i mashtron dot shqiptarët dhe faktorin ndërkombëtar. Mbrojtja e Ramës për Tahirin është ndëshkim për Shqipërinë, sikundër mungesa e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga pengesat kryesore për hapjen e negociatave të anëtarësimit

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: lulzim bashasimir tahiri
Pas

Zagani tregon arsyen pse la mandatin Tahiri: Është evidente dhe e kuptueshme…

Para

“Ky është i vetmi rast kur Tahiri ma ul kokën”, Zagani zbulon kur ish-ministri ka të drejtë

Para
“Ky është i vetmi rast kur Tahiri ma ul kokën”, Zagani zbulon kur ish-ministri ka të drejtë

“Ky është i vetmi rast kur Tahiri ma ul kokën”, Zagani zbulon kur ish-ministri ka të drejtë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmet izraelite vrasin 20 njerëz në Gazë, përfshirë një gazetar

Rusia dhe Ukraina kompletojnë këmbimin më të madh të të burgosurve që nga fillimi i luftës

“Bujtina e Jufkave” në Dibër, Rama: Shembull frymëzues i zhvillimit rural

Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza, 20 të vdekur, përfshirë një gazetar

Shqipëria U21/ Miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë, trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë shkëmbimin e të burgosurve, qindra të liruar

Gjobat e policisë në Gjirokastër, Policia Rrugore “ndëshkon” 1209 shoferë në maj

Policia e Shtetit, plan masash për mbarëvajtjen e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë

Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Mali i Zi shkurton orarin e punës! Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.