Temë e emisionit “Të paekspozuarit” mbrëmjen e sotme ka qenë Dorëheqja e Petrit Vasilit nga posti i kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.
Analisti Andi Bushati ka thënë se dorëheqja e Vasilit vetëm pasi qëndroi 1 muaj kryetar partie është rast i paprecedentë në Shqipëri.
“Largimi i Petrit Vasilit nga posti i kreut të LSI është e paprecedentë. Vetëm një muaj qëndroi kryetar partie. Sot LSI po del me tezën se do veprojë ndryshe nga dy partitë e tjera”, u shpreh Andi Bushati.
Ndërsa analisti Andi Bejtja tha se vendosja e Monika Kryemadhit në krye të kësaj partie, ishte e pritshme.
“Edhe pse e ka marrë zyrtarisht këtë post tani, ajo e ka patur edhe më parë. Kryemadhi merrej me organizimin, me detyra të rëndësishme në LSI. Mendoj se LSI është parti më e organizuar se shumë parti të tjera në vendin tonë, përfshi edhe PD në këto momente”, u shpreh Bejtja. (B.H/Shuplaka)