Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka komentuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Berisha nga studio e emisionit “Debati” është shprehur se Xhafaj iku sepse kërkonte të arrestonte kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon.
Ndër të tjera ish-kryeministri ka thënë se ekziston një video e Dakos, së bashku me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit, për të cilën tha se opozita nuk e zotëron momentalisht.
“Marrëdhëniet brenda shpellës së tyre ishin rivalizuese. Xhafaj iku se kërkonte të arrestonte Gjushin. Për Gjushin flitet se ekziston një video bashkë me Olsin. Për momentin opozita nuk e disponon këtë video.”, tha Berisha.
(B.B/ Faxweb.al)