Dorëheqja e tij në kulmin e operacionit “Volvo 4” ku mes emërave të njohur të botës së ktimit u arrestuan edhe dy ish-deputetë të PS-së Arben Ndoka dhe Arben Çuko, shkaktoi një debat të madh në vend. Dorëheqjen e tij, shumë prej analistëve e lexuan si të imponuar nga kryeministri.
Por kur ende nuk ka kaluar shumë kohë nga ikja e tij si ministër i Brendshëm, Kuvendi me 77 vota pro ka miratuar propozimin për Xhafajn në postin e anëtarit të Komisionit të Ligjeve.
Më parë Xhafaj ka mbajtur postin e kreut të Komisionit të Ligjeve gjatë periudhës delikate të Reformës në Drejtësi. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post