19:17 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Dorëheqjet masive pas thirrjeve të Ramës, Tabaku: Bashkitë nuk mund të trajtohen si zyra varësie të Partisë Socialiste apo të ndonjë ministrie!

17:02 | 22/07/2025
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dorëheqjet masive pas thirrjeve të Ramës, Tabaku: Bashkitë nuk mund të trajtohen si zyra varësie të Partisë Socialiste apo të ndonjë ministrie!

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar në rrjetin e saj social në Facebook, lidhur me dorëheqjet masive të kryetrarëve të njësive administrative dhe nënkryetarëve në bashkitë e vendit tonë pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e tyre.

Sipas saj, ajo që po ndodh me bashkitë dhe show-n e radhës të maxhorancës është një ndërhyrje e paprecedentë në pushtetin vendor dhe një shkelje flagrante e autonomisë vendore.

Tabaku e konsideron si shkelje ligjore dhe institucionale faktin që ministrat e qeverisë marrin në intervistë punonjës të bashkive apo ndërhyjnë në strukturat e tyre përmes rekrutimeve të reja dhe pushimeve nga puna.

Ajo nënvizon se pushteti lokal është një pushtet i pavarur nga ai qendror, i zgjedhur me votë nga qytetarët dhe i mandatuar për të ushtruar funksione të caktuara në përputhje me ligjin dhe interesin publik.

“Bashkitë nuk mund të trajtohen si zyra varësie të Partisë Socialiste apo të ndonjë ministrie. Ministrat nuk mund të vihen në radhë për të marrë në intervistë stafet e bashkive, të cilët janë të zgjedhur me votën e qytetarëve. Kjo është një shkelje e rëndë e parimeve të ndarjes së pushteteve dhe rrezikon thellësisht demokracinë,” – u shpreh Tabaku.

Deputetja demokrate shtoi se situata aktuale, ku pushteti qendror po tenton të mbledhë çdo fuqi në një dorë të vetme, është e rrezikshme për vendin. Sipas saj, vendosja e strukturave, përcaktimi i pagave dhe imponimi i stafit kalojnë çdo kompetencë që një qeveri duhet të ketë në raport me pushtetin lokal.

Tabaku u shpreh se respektimi ndarjes së pushteteve dhe mbrojtja e autonomisë së pushtetit vendor si janë themel i demokracisë funksionale.

Pas

Hetimi që trondit botën! Fëmijët rusë të përfshirë në ndërtimin e dronëve kamikazë për luftën në Ukrainë

Para

Iran, vala e të nxehtit me temperatura deri në 53°C shkakton probleme në furnizimin me ujë dhe energjinë elektrike

Para
Iran, vala e të nxehtit me temperatura deri në 53°C shkakton probleme në furnizimin me ujë dhe energjinë elektrike

Iran, vala e të nxehtit me temperatura deri në 53°C shkakton probleme në furnizimin me ujë dhe energjinë elektrike

 



Të Fundit

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

Hyri me makinë në autostradë në drejtim të kundërt dhe shkaktoi 4 viktima, shoferi 82-vjeçar nuk kishte fjetur për dy ditë

Trump njofton armëpushimin mes Tajlandës dhe Kamboxhias. Presidenti i SHBA: Në 6 muaj kam mbyllur disa luftëra

SHBA i kërkon Izraelit të sigurojë ushqim për palestinezët në Gaza

Situata në Lindjen e Mesme, Putin dhe Netanyahu zhvillojnë një bisedë telefonike, diskutojnë për Sirinë dhe Iranin

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: Po të mos isha unë, do të ndodhnin 6 luftëra

Franca “e zemëruar” kritikon marrëveshjen tregtare SHBA-BE: Ky është dorëzim

Shembje e frikshme shkëmbinjsh në një plazh të Anglisë, pushuesit i shpëtojnë për pak tragjedisë

Kryeministri francez: Marrëveshja tregtare SHBA-BE, një ditë e errët për Evropën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.