14:51 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Dorëhiqem nëse më detyroni”, del para KPK-së prokurori që kundërshtoi Arta Markun

12:40 | 30/10/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Dorëhiqem nëse më detyroni”, del para KPK-së prokurori që kundërshtoi Arta Markun

?

Ka nisur seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK) për Sokol Stojanin, Prokuror në Prokurorinë e Pergjithshme. Sipas relatores në ILDPKI, Stojani ka bërë deklarime të sakta në përputhje me ligjin, ka burime financiare për të justifikuar pasurinë dhe nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit.

Ai zotëron një apartmant 28 metra katrorë në Tiranë i blerë në vitin 2002 me 5 milion lekë me kredi dhe një makinë e tipit “Nisan” të vitit 2008 të blere në vitin 2017 me vlerë 4 mijë euro. Nga ana tjetër nëna e tij nuk ka pasuri  të hequra mënjanë, ndërsa vëllai i subjektit jeton në France, nga hetimi rezulton se ka burime financiare të mjaftueshme për të mbuluar të ardhurat.

Ndërkohë Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Kualifikuar (DSIK ) ka dërguar një raport të arsyetur për Stojanin ku e quan të përshtatshëm për të vazhduar detyrën, për faktin se nuk ka kontakte të papërshtatshme. Ai ka treguar se ka aftësi në organizimin e kohës së punës dhe është vlerësuar shumë mirë nga Prokurori i Përgjithshem për të përballuar ngarkesën e punës dhe ka bërë një punë të mirë me cilësi.

Nuk është marë asnjë masë disiplinore ndaj tij, ndaj tij ka pasur 7 denoncime pranë KPK-së, disa nga kallëzimet janë bërë nga ish-ministri Fatmir Mediu dhe një ish-prokuror Tom Dedac.  Kujtojmë që Arta Marku në shtator  i kërkoi Prokurorit Sokol Stojani që të hetonte 10 kolegët e tij për çështjen “Shullazi” por ky i fundit nuk ka pranuar.

Pavarësisht se Stojani është caktuar në këtë detyrë nga vetë Marku, ai ka pasur një sërë pakënaqësish madje edhe debate me kryeprokuroren. “Dorëhiqem nëse më detyroni, pasi është në kundërshtim me ligjin”, mësohet t’i ketë thënë Stojani kryeprokurores. Ndaj kjo e fundit e ka shkarkuar nga detyra Sokol Stojanin.

(J.D/Faxweb.al)

Pas

Përfundon seanca për Emiljano Shullazin, ja kur merret vendimi final

Para

Paralajmëroi skandale të reja, Basha: Si e fitoi tenderin në shkelje me ligjin kompania e lidhur me Olsi Ramën

Para
Mbështetja e Xhafajt nga ndërkombëtarët, Basha: Primitive, janë të detyruar

Paralajmëroi skandale të reja, Basha: Si e fitoi tenderin në shkelje me ligjin kompania e lidhur me Olsi Ramën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

Kurorëzimi i Papa Leon XIV/ Begaj takon Atin e Shenjtë: Udhëheqja juaj shpirtërore përfaqëson një zë që jep shpresë dhe unitet ndërmjet njerëzve

Asgjësohen 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës! 3 nën hetim

Çfarë thotë “AI” për fitoren e PS? Inteligjenca artificiale për zgjedhjet në Shqipëri: Ndikuan fokusi tek BE dhe përvoja

Aksident i rëndë në Prizren, humb jetën një 19 vjeçare, plagosen dy të tjerë

Diaspora/ Më shumë vota sesa zarfa? Ja si qëndron e vërteta që rrëzon dyshimet për manipulim

Shkodër/ U përplas me motomjet nga një i mitur, përfundon në spital 76-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.