Trupa gjykyese e dosjes së Kastriot Ismailjat, ka vendosur të tërhiqet nga gjykimi i çështjes. Ende nuk dihen shkaqet zyrtare të këtij akti të pazakontë. Sipas tyre ka qenë Kastriot Islamaj ai që ka kërkuar prej pesë seancash përjashtimin e tyre nga drejtimi i seancave. Ata janë në pritje të vendimit final nga ana e Kryetarit të Gjykatës.
Po kush është Kastriot Ismailaj:
Ai akuzohet nga prokuroria se ka krijuar nëpërmjet mashtrimit financiar shoqëri fiktive dhe off-shore në Shqipëri dhe në vende me parajsa fiskale. Nje ndër to edhe DIA, kompania e cila u krijua ne vitin 2010 për të mbledhur borxhet e CEZ. Por Ismailaj ka qenë edhe më herët në hetim ndërkombëtar, po për pastrim parash, pasi kishte marrë me konceison një miniere zinku në Kongo, duke u paraqitur si kompani zvicerane, ndërkohë që qendrën e kishte në Tiranë në shtëpinë e tij. (E.K/SHUPLAKA)