Ka qenë një ceremoni e ngarkuar me emocione të forta, ajo në nder të majorit Klodian Tanushi, i cili mbeti i vrarë pas një shpërthimi me mina në Letoni.
Gjatë ceremonisë dhe nderimeve shtetërore, shumë prej ministrave të qeverisë Rama janë shkrehur në lot, duke na hequr paska imazhin e politikanëve të fortë.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në homazhet e zhvilluara tha se e njihte nga afër Majorin dhe dhimbja është e pafundme për këtë ushtarak model.
“Pak ditë më parë i dhamë lamturmirën Zarifes. Por dhimbja na u shtua sërish. Dhimbja e Major Tanushit në Letoni është aq e rëndë e aq e trishtueshme sa sot hidhërimi ynë është pa kufi. Dhe atij s’mund t’i kthejë të ardhmen. Krenaria e tij është pa kufi, nuk mund të zbutet dhimbja, ne jemi pranë familjarëve.
Ata humbën babain e dhembsur e të përkushtuar. Sot e përherë, është e dhimbshme edhe për mua që e kam njohur nga afër këtë ushtarak model. Për të gjithë ju ai nuk ja doli për humbjen e pakthyeshme”, tha Xhaçka.
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur po ashtu fjalimin e tij gjatë ceremonisë mortore në nder të dëshmorit të Atdheut Klodian Tanushi. Rama shprehu ngushëllimet për familjen Tanushi, veçanërisht tre fëmijët e mitur të tij, të cilët ishin të pranishëm në këtë ceremoni.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Për herë të dytë në një hark shumë të shkurtër kohe, flamuri ynë kombëtar mbështjell trupin e një tjetër dëshmori të atdheut. Rikthehemi në një ceremoni funebre si kjo për ti dhënë lamtumirën një ushtaraku, prind iu tre fëmijëve, djal i dy prindërve dhe i një babai prej të cilit trashëgoi sensin e misionit për FA-të, dhe bashkëshort që ndahet krejt para kohe nga gruaja dhe familja e tij.
Dhe përsëri është shumë e vështirë për të gjetur fjalë që mbushin zbrazëtinë e këtij momenti, për të gjithë ne, por zbrazëtinë që do të mbetet aty në zemrën e fëmijëve, të gruas, të prindërve, të të afërmve dhe të gjithë shokëve, është e pashmangshme.
Shpresoj që prania jonë këtu, së bashku me ju, shumë të respektuar prindër dhe familjar, dhe shumë dashur fëmijë të dëshmorit, t’iu japë sadopak krah për të përballuar humbjen e pazëvendësueshme. Klodiani ishte në një mision paqeruajtës, për të shpëtuar jetë.
Për shumë pak kohë ai do të ishte në atdhe, do të puthte dorën e Ramën, do përkdhelte fëmijët e tij, do ishte një arsye e gjallë krenarie për të atin, por kjo nuk ndodhi.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post