Jamie Carragher e ka sfiduar Gary Nevillen që të mbajë premtimin dhe të veshë fanellën e nënshkruar të Xherdan Shaqiri në Sky Sports.
Pak minuta pas ndeshjes në analizën për Sky Sport, ku ishin të pranishëm Neville dhe Carragher, ky i fundit e ka bindur ish lojtarin e Manchester United të veshë fanellën e Shaqirit, ndërsa Carragher në shenjë solidariteti me të ka veshur fanellën e Man Utd.
Carragher tha: “Sonte në Sky Sports, Neville do t’a veshë këtë, kështu ai ka thënë”
Kujtojmë që pas kritikave të shumta nga Neville një ditë më parë ishte Shaqiri që i dhuroi fanellën me nënshkrimin e tij ish ‘yllit’ të United.
(E.K/FAXWEB.AL)
They did it..@GNev2 & @Carra23 swapped shirts ? for losing bets cc @XS_11official pic.twitter.com/kiwlNn9Te6
— LORD OF THE SOUTH???? (@jaynzegwu) August 20, 2018