Më në fund është dorëzuar edhe Klea Huta dhe ka pranuar se është e dashuruar. Si këngëtare, moderatore e aktore, Klea ishte mbrëmë e ftuar në programin përmbyllës të “Zonë e Lirë” për këtë sezon.
Pyetjes së Arian Çanit se çfarë do të kishte bërë, nëse do i kishin mbetur edhe 24 orë jetë, Klea iu përgjigj se do t’i kalonte me familjen e parnterin. Pra ajo pranoi publikisht se në jetën e saj është një partner i ri, por vetëm kaq, pa dhënë asnjë detaj më shumë.
Drejtuesi i “Zonë e Lirë” e ritheksoi deklaratën e Hutës, kur të njëjtën pyetje ia drejtoi koleges së saj Niada Saliasi, shkruan “Revista Who”“Me partnerin edhe ti? Se Klea tha me partnerin”, u shpreh Çani.
(E.K/SHUPLAKA)