Eros Grezda po vuan shumë te Rangers! Shqiptari u ble nga Osijeku, por duket se nuk do të qëndrojë për shumë gjatë me ekipin historik të ishullit. Trajneri Steven Gerrard duket se ka humbur krejtësisht besimin tek ai dhe nuk do t’i japë më shansin të tregojë veten.
Gjakovari nuk po grumbullohet më as me ekipin e parë, ndërsa në ndeshjen miqësore që skuadra e tij zhvilloi ndaj Liverpool U-23, sulmuesi luajti dhe dhuroi një shfaqje të shëmtuar. Pjesa e parë u mbyll 4-0 për “Redsat”, pavarësisht se legjenda Gerrard kishte aktivizuar futbollistët e ekipit të parë dhe mes tyre dhe shqiptarin.
Trajneri ka qenë mjaft i shqetësuar në lidhje me përformancën e ekipit, pavarësisht se me ndryshimet e bëra barazoi gjithçka në të dytën për 4-4. “Ndeshje të tilla të bëjnë të kuptosh shumë gjëra për lojtarët, për mirë dhe për keq. Grezda? Këtu është futboll i fortë dhe nuk të jepet mundësia nëse sjellja jote nuk është e duhura dhe nuk je i fortë mendërisht. Duhet të luftosh dhe të tregosh veten. Nuk dua të flas për futbollistë të caktuar, por fakti që nuk ka luajtur shumë si titullar tregon gjithçka”, – tha tekniku.
Going on what Gerrard is saying about Barisic,Grezda and Lafferty looks like they might have had their chance
— KennyGrfc (@kennygrfc) April 27, 2019
Steven Gerrard says Rangers players who struggled against Liverpool youths have no place at Ibroxhttps://t.co/tvCLOal3N5 pic.twitter.com/Cmyu4p6SsX
— Scottish Sun Sport (@scotsunsport) April 27, 2019
Gerrard duket i bindur tashmë, ndërsa dhe tifozët kanë të njëjtin mendim me trajnerin e tyre. Ata duan që Grezda të largohet në verë nga ekipi i tyre. Ata kanë shpërthyer në twitter në lidhje me përformancën e shqiptarit.
Gerrard scathing on Barisic and Grezda in the media, it’s fine and well slaughtering players but these are 2 internationals we are going to have to sell now in all honesty and saying they aren’t up for the fight won’t do much for asking price.
— Rangers Bantz (@RangersBanter17) April 27, 2019