Ashtu siç paralajmëroi Ben Blushi, LIBRA ka dorëzuar sot në KQZ listën me kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare. Listën në fjalë në KQZ e ka dorëzuar deputetja Mimoza Hafizi.
Në një dalje për mediat Hafizi është shprehur se ka besim që partia LIBRA do të arrijë të ketë sukses në këto zgjedhje, pavarësisht se ka vetëm 6 muaj që është krijuar.
“Kemi përfaqësues nga rinia, lista respekton kuotën gjinore. Shumë gra drejtojnë listat në qarqe të ndryshme. Përfaqësuesit e LIBRA do të jenë shqiptarë të ndershëm. Kemi intervistuar të gjithë kandidatët. LIBRA pasnesër mbush 6 muaj që nga krijimi dhe brenda kësaj kohe kemi arritur të shtrihemi në të gjithë Shqipërinë. Besoj se do të jemi të suksesshëm në këto zgjedhje”, tha Hafizi. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post