12:53 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Dorëzoni çelësat”, Arben Malaj: Si të zgjidhet problemi i të pastrehëve pas tërmetit

08:38 | 07/12/2019
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
A e ka mbaruar misionin e saj ‘Rilindja’? Ja si përgjigjet Arben Malaj

Nga Arben Malaj

“Dorezoni Celsat” – ky ishte reagimi i banoreve te Berlinit kur qirate po beheshin te pa perballueshme. Kjo mund te jete perkohsisht e aplikueshme edhe per kompanite e ndertimit ne Shqiperi qe kane mijra shtepi te pa shitura. Masa mund te jete e perkohshme deri ne 1 vit. Kjo zgjidh strehimin e te pastreheve te termetit, liron hotelet qe te rifilloj aktiviteti turizmi, qe te mos pengohet renia ekonomike dhe te mbeshtetet Ri-ngritja morale, sociale dhe ekonomike.

Kjo mund ti detyroj pronaret ti shesin me lire dhe shpejte keto apartamente, kjo lehteson krizen humanitare por edhe krijon mundesi te invesitmit te parave nga shitja per investime te reja te ketyre kompanive.

Problemi i te pastreheve nuk zgjidhet vetem me thirje solidare por me mekanizma te mencura te politikave publike, te cilat ne kohe kriza duhet te jene racionale, efektive, duke zbutur krizat perkohshme pa cenuar themelet afatgjate te zhvillimeve efektive. Shoqatat e ndertimit i kane dorezuar ne qeveri listat konkrete, vendndodhjen dhe madhesine e shtepive te pa shitura.

Aktualisht strehimi i rreth 13,000 personave qe kane humbur shtepite nga termeti- eshte prioriteti kryesore kombetare, Dimri eshte i ashper, pasiguria se ku do te sistemohen pasi te dalin nga hotelet, sa gjate do te qendrojne deri sa te futen ne shtepite e reja, eshte edhe nje stres psikologjik torturonjes per fatkeqet e kesaj tragjedie.Padyshim zgjidhja e pare eshte sistemimi me qira. Kjo eshte pozitive, por duhet te vendoset nje kufi i niveli te qirase.

Rregullat e thjeshta te tregut argumentojne se rritja e kerkeses per qira do te rrit nivelin e tyre. Ndersa ne kusht normale rregullimi kerkese-oferte i lihet “lojes se lire te tregut”, ne rast emergjence nga nje fatkeqesi natyrore, liria e tregut sjell deferimime, sjell kosto shtese per te gjithe. Prandaj qeverite kane edhe mbeshtetjen kushtetuese te nderhyjne per te garantuar zgjidhjen e krizave humanitare duke vendosur edhe qira fikse per kete komunitet. Mund te jete produktive qe sistemimi te jete sa me i shpejte, qe vetem per keta individe te mos aplikohet tatimi i qirase, apo tatimi i shitjes se ndertesave, per te mos lejuar qe te perfitojne abuzivisht ata qe nuk jane pjese e kesaj skeme, Pra nuk hiqet me ligj tatimi i qirave dhe ndertesave per te gjithe, por vendoset kompesimi i kesaj shume vetem per kete komunitet.

Vendosja e nje kontrolli cmimesh tavan per qirate, cmimet e apartamentet dhe per nje kohe te kufizuar edhe te cmimeve per mallrat e paketave sociale, ndihmon ne zgjidhjen e shpejte te kostove sociale, redukton procedurat dhe kostot dhe mbi te gjitha siguron mbeshtetjen solidare per keta individ dhe familjeve. Qeveria ka te dhena te mjaftueshme statistikore per madhesine e hapesirave per qira dhe te cmimeve te mallrave te shportes ushqimore.

Kjo e lehteson aplikimin e masave te detyrueshme sociale. Sa per debatin per fiksimin e qirave – ne vitin 2019 ne Gjermani, ne vecanti ne Berlin ku 85 % banojne me qira, kur nuk kishte me ndertime te reja dhe qirate por rriteshin ndjeshem dhe po beheshin te pa perballueshme per qytetaret gjermane u be thirje per referendum me fokus “Dorëzoni çelësat”. Referendumi synonte shpronësimin e apartamenteve nga pronarë të mëdhenj në Berlin qe dispononin 250 000 banesa ose rreth 15 % te stokut per banesa per qira. Levizje sociale kunder kostove ne rritje te jetese se perditeshme , rritje qe prodhon varferi dhe pabarazi me te madhe ka ne cdo vend dhe tentojne te rriten.

Thelbi i ketij postimi nuk eshte shpronesimi i pronareve te shtepive qe jepen me qira, por lehtesimi i cdo plage sociale qe krizat te mos ushqejne levizje apo qendrime deri edhe radikale.

Etiketa: arben malaj
Pas

Çfarë do dëshiroje të shkruhej në murin e varrit tënd? Përgjigjet Eva Alikaj

Para

Mashtroi duke mbledhur para për tërmetin, arrestohet 49-vjeçari nga Tirana (EMRI)

Para
Fajde e gjobëvënie, zbardhen emrat e 12 të arrestuarve në Shkodër

Mashtroi duke mbledhur para për tërmetin, arrestohet 49-vjeçari nga Tirana (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Skandali i “Bankers”: Të arrestuarit dalin para Gjykatës së Apelit, ambasada kineze përjashtohet nga seanca

SHBA, protesta kundër urisë në Gaza para hotelit të Trumpit në New York

Netanyahu mesazh shefit të Shtabit të Përgjithshëm: Dorëhiqu nëse pushtimi i Gazës nuk është i përshtatshëm për ty

Financial Times: Ekspertët bërthamorë iranianë u dërguan me mision sekret në Rusi vitin e kaluar. Vizituan institutet ku prodhohen materiale për armët nukleare

Prokuroria përfundon hetimet për ish-drejtuesit e Urdhrit të Stomatologut, dërgohen në gjyq për tre vepra penale

Miliona euro dëm buxhetit të shtetit, nis në Gjykatën e Apelit seanca për drejtuesit e “Bankers”. Të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës kineze

Qarkullonte me armë zjarri dhe kanosi një shtetas te ‘Kthesa e Kamzës’, në pranga 27-vjeçari

Gjatë 24 orëve, 16 vatra zjarri, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 1 vatër aktive, një tjetër në monitorim

Ministri Vengu prezanton 3 pikat për modernizimin e flotës ajrore shqiptare: Nga sistemet kundërajrore deri te rihapja e shkollës së aviacionit në Vlorë

E rëndë në Pogradec! Rrufeja vret bariun, ngordhin dhe 20 krerë bagëti të imëta

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.