Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përfunduar dëshminë e tij dhe ka dorëzuar prova të reja në SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”.
Ai tha para gazetarëve se SPAK ecur mjaft mirë me hetimet e kësaj çështje.
“Dorëzova sot në SPAK dosjen me dokumente të reja për të cilën tashmë edhe Drejtësia është e qartë për çështjen “Partizani”. Shpresoj që Drejtësia e re të japë rezultat. Ajo që di unë mund ta them se nuk kam hequr dorë dhe skam për të hequr dorë kurrë prej 10 vitesh kam vendosur në dispozicion dokumenta. Vlerësoj faktin që SPAK ka ecur mjaft mirë në hetimin e kësaj çështje. Kallëzimin tim e dini shumë mirë, në krye është ai që ka qenë kryeministër në atë kohë dhe familjarët e tyre të cilët kanë përvetësuar një pronë që ka shumë elementë penalë. Aty ka plot elementë siç është falsifikimi i dokumenteve, ushtrimi i paligjshëm i ndërtimit etj. Unë kuptova që SPAK ka bërë punë të mirë, kaq mund t’u them”, tha Balla.