Dorjan Protoduari, një nga qëndrestarët e protestës të banorëve të Astirit në mbrojtje të shtëpive të tyre, është arrestuar e liruar shumë herë që nga nëntori 2018 kur nisi protesta e banorëve të Astirit tek Unaza e Re dhe policia e Sandër Lleshajt, ja ka bërë qelinë e komisariatit nr 6 si “shtëpinë e dytë”.
Edhe sot ai ndodhet sërish në burg, por në familjen e tij që jeton nën ankthin e prishjes së shtëpisë është një ditë e veçantë. Vajza e tij feston sot 3-vjetorin e lindjes.
Lajmin e ka përcjellë Genc Sejko, të shoqëruar me një apel shumë të fortë për kryeministrin Edi Rama, për të liruar Dorin, protestuesin simbol të Unazës së Re, dhe lidhur me këtë ka reaguar dhe ish-deputeti Edi Paloka.
“Dori vazhdon te qendroj ne burg vetem sepse kerkoi te mbroje strehen e engjejve te tij .Nderkohe kriminelet dhe ata qe kerkojne ti prishin shtepine per te futur ne xhep 40 milion euro jane dhe ata qe kane urdheruar burgosjen e tij; Edvin Rama, Erjon Veliaj , Damian Gjiknuri dhe nje tufe sherbetoresh ne polici, prokurori e gjykata.
Lexojini keto rradhe dhe gjykoni. A nuk duhen shporrur keto monstra nje ore e me pare?”