07:41 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dorian Petoku arrestohet në Dubai, ishte në kërkim nga Italia

09:02 | 02/08/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dorian Petoku arrestohet në Dubai, ishte në kërkim nga Italia

Ka marrë fund arratia për “mbretin e narkotikëve”, shqiptarin Dorian Petoku. 35-vjeçari është vënë në pranga në Dubai, pas një bashkëpunimi të Guardia di Finanza dhe policisë së Emirateve. Petoku është një nga emrat e famshëm të kleneve mafioze shqiptare. Ai u bë edhe më i famshëm kur në dhjetor të 2024 arrit të arratisej nga komuniteti i rikuperimit në Nola (Napoli) ku kishte arritur të transferohej me një certifikatë mjekësore. Petoku ka thyer byzylykun elektronik duke shkaktuar alarmin e lidhur me policinë. Pavarësisht mbërritjes thuajse të menjëhershme të policëve, shqiptari asokohe kishte humbur çdo gjurmë. Pas arratisjes ai e gjeti strehimin në Dubai.

I rritur në Lezhë të Shqipërisë, Petoku filloi të fitonte përvojë në botën e trafikut të armëve, drogës dhe qenieve njerëzore përpara se të zbarkonte në Romë, në Ponte Milvio. Aty ai ju bashkua radhëve të bandës së famshme kriminale shqiptare, drejtuesi i së cilës ishte “Diaboliku”, Fabrizio Piscitelli. Petoku, me Diabolikun në krye, qëndronte përkrah bashkatdhetarëve të tij Elvis Demçe, Kolaj Orial, Bardhi Petrit, Yuri Shelever dhe kushëriri i parë, Arben Zogu. Kushëriri i të parit të bosëve shqiptarë në kryeqytet, Arben Zogut, me kalimin e viteve fitoi gjithnjë e më shumë rëndësi në botën e krimit të kryeqytetit italian.

Por e gjithë kjo nuk mjafton për të kuptuar kalibrin kriminal që ka arritur shqiptari tridhjetë e pesë vjeçar. Për të kuptuar lartësitë që ai arriti, duhet treguar se ai ishte i përfshirë në projektin për importimin e sasisë më të madhe të kokainës të organizuar ndonjëherë në Romë në bashkëpunim me Casamonicas. Shtatë tonë në një avion që duhej të ulej në Ciampino vinte nga Amerika e Jugut dhe duhej të fshihej një pjesë e drogës në çantat e një ekipi futbolli të të rinjve larg në Itali.

Përveçse dinte të sillej me kartelet më të fuqishme kolumbiane, Petoku, ashtu si bashkatdhetari dhe miku i tij Elvis Demce, kishte studiuar metoda për të mos përfunduar pas hekurave. Të dy kishin ndjekur shembullin e shefit të Kamorrës romake, Michele Senese: duke prodhuar të gjitha llojet e certifikatave, si ato për varësinë nga droga, në mënyrë të tillë që ato të shmangnin edhe paraburgimin, shkruan La Repubblica.

Pas

Situata e zjarreve, Vengu në Qendrën Operacionale të Mbrojtjes Civile: Bashkëpunimi me pushtetin vendor, modernizimi i mjeteve dhe ndërgjegjësimi i banorëve, me rëndësi për reagim të shpejtë

Para

Kërkohej për kanosje dhe ngacmim seksual, arrestohet 62-vjeçari në Gjermani, pritet ekstradimi në Shqipëri

Para
I dënuar për mashtrim, ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari nga Pogradeci

Kërkohej për kanosje dhe ngacmim seksual, arrestohet 62-vjeçari në Gjermani, pritet ekstradimi në Shqipëri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.