Këshilltari për ekonominë në partinë Demokratike, Dorian Teliti, I ftuar në ‘Fax News’ ka deklaruar se qeveria po mbledh taksat nga qytetarët por paratë e mbledhura nuk po përkthehen në të ardhura për qytetarët.
Sipas tij vendi ynë ka një problem të madh për shkak të klimës së keqe të biznesit në vend. Teliti tha se pa projektin TAP dhe hidrocentralin e Devollit ekonomia nuk do të rritej, ndërsa do të jetë një problem i madh kur këto dy projekte të mbarojnë pasi ekonomia shqiptare do të humbasë ushqimin kryesorë të rritjes së saj.
Teliti foli edhe për diplomacinë ekonomike. Ai tha se aktorët e diplomacisë ekonomike janë marketues dhe ata thjeshtë marketojnë produktin për ivestitorët, ndërkohë që produkti që ofrojmë ne është skarco.
Ai renditi tre faktorë kryesorë se pse vendi ynë nuk tërheq investitorë të huaj. Sipas Telitit taksat e larta, procedurat e shumta dhe problemi me pronat janë faktorët kryesorë se pse në vendin tonë nuk investohet.
“Situata finaciare e bizneseve nuk ka ndonjë përmirësim. Buxheti duhet të vijë në rritje sepse taksat janë rritur. Ndryshimi i skemës së taksimit të pronës, kemi një ndryshim të modelit të taksimit të pronës çka do të thotë se do të pahuhet dy herë më shumë për taksën e pronës dhe kjo do të godasë ato që kanë të ardhura më të ulëta.
Nëse ne vazhdojmë të rrisim taksat vit pas viti duke mos u përkthyer në rritje ekonomike që do të sillte të ardhura shtesë, apo mos të kemi rritje të ardhurash dhe pagave, praktikisht kemi më shuma para në arkën e shtetit por që nuk përkthhehen tek qytetarët shqiptarë, cfarë do të ishte një shpërndarje më e drejtë e pasurisë.
Po ta krahasosh papunësinë sot me atë të para 4 viteve jemi po aty, ajo rritje që është ka të bëjë me formalizimin e ekonomisë, po të ishte ndryshe do të ishte rritur ekonomia. Tapi dhe hidrocentrali I Devollit kanë qenë faktorët kryesorë për rritjen ekonomike.
FMN dhe Banka Botërore thotë se rritja ekonomike nuk do të jetë 4.2 por do të ulet në 3.6. Nuk mund të bazohemi vetëm tek dy projekte për rritjen e ekonomisë, pa këto dy projekte do të ishin në masën 2.5 % pra ato dy projekte kanë pasur peshën kryesore të rritjes ekonomike.
Duhet të gjejmë burime tjera për rritjen ekonomike, në momentin që këto dy projekte do të mbarojnë do të kemi problem me rritjen ekonomike sepse ushqimi kryesorë, paratë që vijnë për këto projekte do të mungojnë.
Diplamatët janë marketues, duhet të marketojnë një produkt, por ne duhet të jemi atraktiv në mënyrë që diplomatët ta marketojnë. Por ne kemi taksat e larta, procedura më tepër se tjerët e tjerë, kështu ne jemi të fundit në rajon. Të kesh një produkt të mirë dhe ta marketosh këtë duhet të bëjë diplomacia por ne kemi produkt skarco.
Ne kemi tre faktorë kryesorë se pse nuk tërheqim investitorë dhe renditemi të fundit na rajon për klimën e biznesit: Procedurat e shumta, taksat e larta, problemi me pronën”, tha Teliti në “Fax News”. (B.H/Faxweb)