Sulmuesi Erling Haaland është njeriu i momentit në Europë. Futbollisti i Red Bull Salzburgut ka shpërthyer me golat e tij në Austri, por të njëjtën formë e vazhdoi dhe në Champions League. Ekipi austriak kërkon shifra të larta, por klauzola e lirimit të lojtarit është vetëm 20 milionë euro në janar.
Klubet e mëdha duan të shfrytëzojnë rastin dhe të bindin futbollistin për t’u larguar. Bild shkruan se Dortmund po mundohet të bindë lojtarin t’u bashkohet atyre që në janar. Jadon Sancho është drejt largimit dhe afrimi i Haaland si protagonist do të ishte një lëvizje fantastike për drejtuesit, por dhe për vetë të riun që gjen menjëherë një pozicion lideri në skuadrën e re.
Dortmundi nuk e ka të thjeshtë për ta rrëmbyer, pasi për të bindur lojtarin duhet të mposhtë konkurrencën e Real Madridit dhe Manchester United. Spanjollët dhe anglezët e shohin si okazion afrimin e lojtarit për një shifër modeste prej 20 milionë eurosh.